• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

“Marinsi” i Bashës dhe “marinsi” i vërtet amerikan që vjenë të hënë!

9 May, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Ka disa ditë që Lulzim Basha po përpiqet të flas në shtyp, për praninë e një “marinsi” amerikan, që po trajnon opozitën për mosbindje civile. Është fjala për një lobist, i cili në fakt paguhet nga PD, për të krijuar idenë se SHBA po trajnojn opozitën të destabilizoj vendin. Nuk di sa i informuar është vet “marinsi’ i shkret, për atë që po e paraqesin, por duke u reklamuar nga vet Lulzim Basha si ekspert që do trondisi Shqipërinë, dhe duke paralajmëruar dhunë dhe mosbindje civile në datën 13 Mars, ka shumë shanse që Basha të përpiqet të prodhoj një incident me një qytetar amerikan, duke ja veshur atij përgjegjësinë e dhunës dhe asaj çfarë mund të ndodh.

Në të vërtet “marinsi”, një ish-ushtarak në pension, kam frik se nuk di gjë fare se çfarë po ndodh, pasi nuk ka as kë trajnon për dhunë në PD. Dhe Basha është i interesuar që ai të mos dij gjë, deri në datë 13. Lulzim Bashës i duhet vetëm një uniformë “marinsi”, për të dukur sikur ka mbështetje amerikane për dhunën e mundshme.

Por e vërteta është se “marinsi” i vërtet amerikan, vjen të hënën në Tiranë.

ZëvendësSekretari i Shtetit Hoyt Yee, vjen të hënën, në një mision shterues, për ti dhënë fund krizës artificiale të opozitës për bojkotimin e zgjedhjeve. SHBA janë të shqetësuara nga virusi maqedonas në rajon dhe dalja e elitave poltike jashtë kontrollit, duke delegjitimuar ligjet dhe rregullat e lojës për ndërtimin e institucioneve të shtetit.  Këto përpjekje kanë çuar deri në destabilizim të vendit, përmes injorimit të rregullave të lojës. Zoti Yee, i cili i dha fund krizës në Maqedoni, duke inkurajuar vetmbledhjen e Kuvendit dhe po përpiqet të bind partitë në pushtet në Kosovë, të votojnë vijën ndarëse me Malin e Zi, duket se do ta ketë më të vështirë në Tiranë, ku opozita e ka objektiv delegjitimimin e zgjedhjeve dhe jo problem që nuk i është ofruar zgjidhje.

Ai do të jetë në Tiranë të hënën, ndërkohë që të shtunën Lulzim Basha ka premtuar të përmbys Tiranën me “marinsin” amerikan që e trajnon. Ky karagjozllëk, është një nga kostot që ai i ka shtuar opozitës në këtë periudhë. Përveçse ka marr paralajmërime personale se në rast dhune, do jetë përgjegjës, ai po përpiqet të spekuloj dhe me lobistë të paguar, për ti paraqitur të deleguar të SHBA për dhunë në Tiranë.

Zoti Yee do të takohet në Tiranë me gjithë krerët politikë në vend, përfshi dhe zërat kritikë brenda PD, por mbi të gjitha do të ndaj publikisht dhe përfundimisht, historinë se çfarë këshillon SHBA për Lulzim Bashën dhe opozitën. Pas kësaj kemi kohë të shikojmë, nëse Basha do zgjedh atë që thotë SHBA zyrtare, apo atë që thotë Basha në emër të një lobisti që e ka “veshur” dhe marins.

Zoti Yee është zyrtari më i lartë i SHBA, që po merret me krizat në rajon, dhe dështimi i mundshëm i misionit të tij në Tianë, është një kosto personale për Lulzim Bashën, shumë herë më e madhe nga ajo që ka paguar dikur Sali Berisha, për refuzimin që i bëri qëndrimit të SHBA për zgjedhjet e 26 Majit. Pastaj është mirë që Brandon, të cilin e ka veshur “marins”, ta përdor të këshillohet se si të mbrohet nga SHBA dhe  jo si të destabilizoj Shqipërinë. Me këtë rast, justifikon dhe faktin që lekët po i merr për paqe, jo për luftë. TemA

Paraardhëse

Gazetarja e pavarur i bashkohet PDK-së

Pasardhëse

Habi e madhe! Kryetari i SFIDA-s nuk kandidon për deputet

Pasardhëse

Habi e madhe! Kryetari i SFIDA-s nuk kandidon për deputet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.