• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Marin Mema përplaset me Edi Ramën: Në 4 shtëpi, 1 e mban shteti! Kryeministri i zënë ngushtë kërkon ta sqarojë ministri

12 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është mbajtur mëngjesin e sotëm samiti i katërt i Komitetit të Rindërtimit, ku u bë transparent plani që po ndiqet për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Në këtë mbledhje nuk munguan as debatet mes të pranishmëve, të cilët në përfundim ranë dakord në pikën që t’iu vijnë sa më shpejt në ndihmë të prekurve, por sipas procedurave të paracaktuara.

Kështu gazetari Marin Mema shpalosi një problem para komitetit, me të cilin është ndeshur gjatë ndërtimit të 4 banesave. Sipas Memës problem është pagimi i TVSH-së, pasi nëse ndërton 4 shtëpi, i bie që shtetit t’i paguash një shumë me të cilën mund të kishe ndërtuar edhe një banesë tjetër.

Pas kësaj ndërhyri kryeministri Rama, i cili solli në kujtesë se është votuar VKM-ja për mos pagimin e TVSh-së për ndërtimin e këtyre banesave, ndërsa Ahmetaj zbuloi se kjo VKM do të kalojë ditën e nesërme.

Replikat:

Marin Mema: Një shqetësim që kemi hasur në procesin e rindërtimit të 4 shtëpive është çështja e TVSH-së që u deklarua se do hiqej një muaj e ca më parë por në fakt ajo sot akoma nuk është hequr dhe ne kemi këtë problem madhor. I bie që shteti në 4 shtëpi të mbajë vetë një shtëpi.

Rama: Nisjen përpara nuk e përshëndes sepse kemi bërë një bisedë të qartë se këtu nuk është kush nis i pari, por të bashkërendojmë në një plan të mirëmenduar.

Modelet që ne kemi projektuar janë modele të cilat kanë të gjitha parametrat e nevojshëm që japin mundësinë që duke koordinuar së bashku të kemi një përfitim të përbashkët që të bëjmë më shumë shtëpi.

Për TVSH të ta sqarojë ministri se unë nuk jam në dijeni.

Ahmetaj: Kryeministër ne kemi kaluar heqjen e TVSH për të gjithë procesin që në dhjetor në komision e parlament, ka patur procesin e vet bërja e VKM-së dhe nesër përfundimisht kemi kalimin e VKMS-së që e kalon me shumë kujdes gjithë procesin për mos pasur asnjë konfuzion dhe devijim, kështu që nga nesër efektet janë të drejtpërdrejta.

Marin Mema: Në fakt, duhet të ishte përfunduar se ka një muaj e ca. Edhe një çështje të vogël, nuk dua të hap debat. Ne nuk e nisëm si lloj gare ndërtimin e shtëpive por duhet të ndihmonim disa familje në kushte ekstreme. Kur kemi mundësi të ndihmojmë në raste specifike ne e kemi bërë këtë duke e tejkaluar dhe nuk shoh asgjë të keqe, përkundrazi sa më shpejt sa më mirë për tu dhënë njerëzve një dritë shprese.

Rama: Me leje apo pa leje i keni bërë shtëpitë?

Mema: Të gjitha me leje dhe falenderoj bashkinë Krujë dhe Shijak për përshpejtimin. Për ne është ligji në radhë të parë.

Rama: Por unë nuk mendoj se duhet bërë kështu, jemi të gjithë në këtë tryezë. Se po të jetë për nevoja imediate ka më shumë se kaq. Arsyeja themelore pse ne kemi kërkuar këtë bashkërendim është që mos i bëjmë gjërat shpejt sot dhe nesër të paguajnë kosto njerëzit. Gjëja që po bëjmë tani është që të gjitha modelet janë të strukturuara të miratuara dhe i gjithë procesi shkon në një drejtim. Nuk duhet të vazhdojë ky proces në mënyrë individuale. Jemi këtu të gjithë për një qëllim, shpejtësia ka një limit se shpejtësia pa limit na çon në dëme të një natyre tjetër.

Paraardhëse

Moderatorja shqiptare flet hapur dhe tregon zhgënjimin që pësoi: Prisja shumë nga ai person (FOTO)

Pasardhëse

‘E kemi paralajmëruar Shqipërinë”, ministri i Jashtëm turk tregon për çfarë kërcënimi kanë folur me Ramën dhe masat që do merren

Pasardhëse

‘E kemi paralajmëruar Shqipërinë”, ministri i Jashtëm turk tregon për çfarë kërcënimi kanë folur me Ramën dhe masat që do merren

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.