• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Margariti: Tek godina e maternitetit ruhet basorelievi, me Mozaikun e Tiranës kemi ecur sipas procedurave

26 March, 2021
në Kulturë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shembja e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” monument kulture i kategorisë së dytë, si dhe rehabilitimi i zonës pranë “Mozaikut të Tiranës” rikthyen debatin mbi trashëgiminë kulturore. Specialistë të fushës së trashëgimisë dhe me gjerë reaguan, duke u shprehur për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë. Pas disa ditësh heshtje, të enjten ministrja e Kulturës Elva Margariti foli për ndërhyrjet që po zhvillohen pranë Mozaikut të Tiranës, e cila është zonë e mbrojtur dhe çfarë ndodhi me godinën “Mbretëresha Geraldinë”. Në reagimin e saj, ministrja e Kulturës tha se tërmeti e bëri të papraktiueshme godinën te materniteti.

“Godina që ju shihni në pjesën e rikonstruksionit të saj është një objekt, që lindi gjatë regjimit komunist si nevojë për t’iu shtuar godinës historike, asaj italiane, për nevojën e shtimit të kapaciteteve. Ka lind më fakt si godinë që mendohej të kishte një vëllim njëkatësh, por i janë shtuar dhe dy kate të tjera. Kjo ka agravuar gjendjen e godinës. Tërmeti dha shtysën e fundit për ta bërë të papraktikueshme”, u shpreh Margariti.

Ministrja e Kulturës sqaroi se projekti për godinën e maternitetit ka kaluar dhe në këshillin e monumenteve, duke pohuar se me këtë ndërhyrje basorelievi ruhet. Ministrja Maragriti gjithashtu tha se i vinte mirë, që ky objekt u fut më fondin e rindërtimit.

“Projekti ka kaluar në këshillin e monumenteve së kemi një monument, që i bashkëngjitet një objekt tjetër që lidhet në mënyrë funksionale se s’ka pasur akesim deri tani, korridor apo shkallë. Shihet lidhja organike për sistemin anti-zjarr. Ne kemi dhënë rekomandime për strukturën e re që dialogon me linja të thjeshta. Është një lidhje me xhama, më organike dhe funksionale. Monumenti me basoreliev ruhet totalisht, për ne është lajm i mirë që ajo godinë ku kemi lind u jep jetë dhe të tjerëve”, pohoi ministrja Margariti.

Rehabilitimi i hapësirave publike pranë Mozaikut të Tiranës është një projekt nga Bashkia e Tiranës. Në reagimin e saj, ministrja e Kulturës Elva Margariti tha nëse ka gjetje arkeologjike punimet ndërpriten.

“Mozaiku ka një zonë të vetëmbrojtur që është e rrethuar nga MK. Do të kalojë përmes një procesi të një projekti jo vetëm në pjesën e sheshit, jo vetëm hapësirën urbane, por edhe projekti i ministrisë që do të dialogojë me projektin e bashkisë. E gjithë zona një potencial arkeologjik në çdo moment që bëhen punime, nëse ka një gjetje në pamje të parë arkeologjike ashtu siç ka ndodhur drejtuesit e institucionit kanë ndërprerë punimet”, tha Margariti.

Sipas ministres së Kulturës punimet po ecnin sipas rregullave, që ndiqen në të tilla raste dhe do të ketë sondazhe.

“Në relacionet që më janë konfirmuar nuk janë gjetje që përmbajnë relancë të lartë të gjetjeve arkeologjike. Ne kemi ecur sipas rregullave dhe procedurave. Kemi kërkuar konceptin e sondazheve, në disa pika të projektit do të kemi sondazhe. Çdo gjë është brenda të gjitha parametrave”, vijoi Margariti.

Por në lidhje me gërmimet që janë bërë me ekskavator, ministrja e Kulturës ndër të tjera tha se nuk është hera e parë që bëhen punime të tilla. Nëse flasim për potencialin që ka zona, ministrja Margariti u shprehet se duhet ti jepet kohë ekspertëve për projektin në vijim.

“Nuk është hera e parë që punohet me ekskavator. Punimet në një zonë urbane siç është ajo rreth mozaikut kanë ndodhur jo vetëm sot, por në 20 vitet e fundit për sa kohë aty ka banorë që jetojnë prej dekadash. Nëse flasim për potencialin e zonës nuk duhet të ishte ndërtuar deri në Zogun e Zi. Ti japim kohë ekspertëve dhe çdo lloj projekti, që do të zhvillohet. Kjo hapësirë është e lidhur me një monument që ka vlera, ambicia jonë është ta rikthejmë në pozicionin që meriton. Ti bashkohemi projektit të bashkisë me një projekt për ruajtjen dhe konservimin e mozaikut”, tha ministrja e Kulturës.

Mozaiku i Tiranës shpallur monument kulture që në vitin 1973, por ministrja Margariti gjithashtu theksoi se punonjësit e drejtorisë kanë qenë në terren.

“Nuk ka asnjë shkelje të ligjit dhe monitorimi është kryer. Gabimi i drejtorisë sonë është që nuk ka bërë video 24 orëshe për të demonstruar, që kanë qenë prezent në terren”, pohoi ministrja. Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës.

Paraardhëse

As që u kishte shkuar ndonjëherë në mendje, korja e bukës është një minierë “Ari” për shëndetin tuaj

Pasardhëse

Investimet e huaja kanë rënë deri me 13% në vitin 2020

Pasardhëse

Investimet e huaja kanë rënë deri me 13% në vitin 2020

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.