• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Maratona, Flet Erion Veliaj: Eventi më i madh sportiv, morën pjesë garues nga 33 vende të botës, kam besim se do të fitojmë titullin “Qyteti Evropian i Sportit”

23 October, 2022
në Kryesore
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Maratona e Tiranës ka mirëpritur ditën e sotme edicionin më të madh sportiv, ku në një intervistë për Report Tv, kryebashkikau Erion Veliaj, tha se në edicionin e saj të 6-të, maratona ka pritur pjesëmarrës nga 33 vende të botës, krahasuar me vite më parë që kishte garues vetëm nga Kosova dhe Maqedonia.

Kryebashkiaku u shpreh se ky event sportiv merr një rëndësi të veçantë këtë vit, kur Tirana pret të marrë titullin e radhës si “Qyteti Evropian i Sportit”.

Veliaj shprehu bindjen se do ta fitojmë titullin, pasi Tirana ka mirëpritur disa kampionate sportive të cilat ia ka dalë t’i organizojë shumë mirë.

“Ishte edicioni më i madh që kemi pasur, pjesëmarrës nga 33 shtete, energji e jashtëzakonshme. Këtë javë ne presim delegacionin e Brukselit, për finalistët, pra turi i fundit për të marrë vendimin kush do jetë qyteti evropian i sporti, unë besoj që koincidenca që e kishim maratonën përpara ardhjes së grupit vlerësues nga Brukseli, besoj që na i rrit shanset për të qenë vitin tjetër një tjetër kryeqytet evropian, kësaj here i sportit. Aplikimi ynë është shumë i fortë, kemi organizuar në mënyrë perfekte ndeshjen e Conference League, disa nga kombinate, peshëngritjen, xhudo basketboll. Besoj fort që do e marrim atë titull”, tha Veliaj për Report Tv.

Ai tha se reputacioni i Tiranës, është rritur shumë sidomos vitin e fundit që ka mbajtur titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

“Reputacioni Ndërkombëtar i Tiranës është rritur. Në fillim vinin vetëm nga Kosova dhe Maqedonia, kryesisht shqiptar. Fakti që sot harta dhe flamujt janë duke filluar nga Japonia deri në Kanada dhe nga Australia deri në Norvegji do të thotë që Tirana sot ka një reputacion për të cilën duhet të jetë shumë krenare. Jam vërtet, ndihem mirë që ia kemi mbërritur edhe të rregullojmë reputacionin, edhe të tregojmë që ky është një qytet i sigurt me thuajse zero kriminalitet, një qytet i pastër, shumë më i pastër se shumë qytete të tjera. Të gjithë qytete kanë sfida, edhe të mëdhenjtë, por fakti që Tirana sot sipas gjithë vlerësimeve ka qenë titulli më i organizuar më mirë i kryeqytetit evropian të Rinisë në 20 vitet fundit vërtet na bën të ndihemi mirë dhe çunat e gocat e Bashkisë kanë punuar pa fund”, tha Veliaj.

Veliaj foli edhe për kauzën së cilës ai iu bashkua, atë të personave me aftësi ndryshe.

Kryebashkikau tha se nëse do të fitohet titulli “Qyteti Evropian i Sportit”, ai do t’i dedikohet edhe të rinjve me aftësi të veçanta, pasi këto nisma duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

“Unë përkraha një kauzë special olimpics. Sepse besoj që nuk mjafton vetëm të falsim, nëse unë i pari nuk dal vullnetar atëherë si do presim të dalin të tjerët vullnetar. Sot bëmë një super eksperiencë me Elonoën e vogël. Elona është një nxënëse te shkolla’ Arjon Klosi’ te bregu u lumit, tek ‘5 Maji’.

Besoj që viti i rinisë, por edhe i sportit nëse do e firojmë atë titull duhet të jenë përfshirës, nuk mund të jetë viti i rinisë për ata që janë në gjendje atletike. Duhet të jetë edhe për ata me aftësi ndryshe, edhe për ata të periferisë. Besoj fort që e kemi dhënë këtë mesazh”, përfundoi Veliaj.

Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të, ku morën pjesë rreth 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës.

Paraardhëse

Luiza Gega thyen rekordin e saj në Maratonën e Tiranës, 21 km në 70 minuta e 18 sekonda

Pasardhëse

Partia e Lirisë i bashkohet Berishës në protestën për Lear Kurtin: Çdo qytetar duhet të jetë në këmbë

Pasardhëse

Partia e Lirisë i bashkohet Berishës në protestën për Lear Kurtin: Çdo qytetar duhet të jetë në këmbë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin...

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.