• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

“Maradona i Bosforit”, “Fantazma” dhe… historia e pesë turqve zikaltër

8 August, 2017
në Sport
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në historinë e Inter ka pasur shumë lojtarë që kanë ardhur nga zona të ndryshme të planetit. Itali, Argjentinë dhe Brazil kanë qenë baza e skuadrave zikaltër, por gjatë kohës nuk kanë munguar surprizat: ka nga ata që mbajnë mend me kënaqësi gjestet e suedezëve Skoglund dhe Ibrahimovic, të tjerë që mendojnë për maqedonasin Goran Pandev, një nga protagonistët e “Tripletës” ose për australianin e parë, Trent Sainsburry, i marrë në janar nga Jiangsu Suning dhe që tani është kthyer në Kinë. E lindur për të qenë “motra e botës”, Inter tani do t’i besojë Emre Mor-it, talenti me kombësi turke i Borussia Dortmund, që duket se është një hap larg fanellës zikaltër. Para tij, kanë qenë katër truqit që kanë luajtur me Inter. Por tifozët interistë urojnë që i riu Emre Mor të paraqitet më mirë se bashkëkombësit e tij…

MARADONA I BOSFORIT

Në atdheun e tij e quanin “Maradona i Bosforit”, një pseudonim që mund të duket tërheqës, por që është edhe një përgjegjësi e madhe. Emre Belozoglu ka zbarkuar në Milano në verën e 2001-it nga Galatasaray, ku kishte debutuar në moshën 17 vjeç dhe kishte fituar 5 tituj kombëtar (3 kampionate dhe 2 kupa), 1 Kupë UEFA dhe një Superkupë të Europës. Në kryeqendrën e Lombardisë, Emre ka qëndruar për 4 vite, duke mos arritur kurrë të bindte tfizoët dhe trajnerin Roberto Mancini. Por duhet thënë se aventura e tij zikaltër është kushtëzuar nga dëmtiemt e shumta. Në 2005-ën u transferuar te Newcastle për 5.8 milionë euro, duke u larguar nga Milano pas 125 ndeshjes si titullar, 5 golash dhe një Kupë të Italisë të fituar. Tani, pothuajse 37 vjeç, është kapiteni i Basaksehir.

“Fantazma”

Një fantazmë  e vërtetë. Nuk do të kishte asgjë për t’u befasuar nëse dikush në Milano do t’i kishte telefonuar “Ghostbusters” (kapësit e fantazmave) për ta kapur. Ose, të paktën, për ta parë në fushë me fanellën e Inter edhe 1 minutë të vetme. Caner Erkin kaloi tek zikaltrit me kosto zero verën e vitit të kaluar pas një këmbëngulje të madhe të Roberto Mancini-t, duke zënë edhe një nga dy vendet e rezervuar për lojtarët që nuk kanë pasaportë europiane. Një gjë shumë e rëndësishme në futbollin e sotëm. Epilogu ka qenë me të vërtetë dramatik: Mancini u zëvendësua nga Frank de Boer, i cili nuk ka dashur t’ia dijë për mbrojtësin turk: zero ndeshje zyrtare me fanellën e Inter dhe pas vetëm 3 muajsh është huazuar te Besiktas, ku, pavarësisht luajti vetëm 11 ndeshje për shkak të një dëmtimi serioz, vendosën t’i besonin duke i paguar 750.000 Inter-it për blerjen e tij përfundimtare.

Numri 54

Jo të gjithë kanë qenë të kënaqur në verën e 2001-it, kur ai zbarkoi në Milano: “Ky Hakan Sukur ka luajtur më parë në Itali, me Torino-n. Dhe rezultatet nuk kanë qenë shumë të mira”. Po, sepse me fanellën e “Demave” ai ka koleksionuar vetëm 5 ndeshje dhe 1 gol, gjatë një eksperience që ka zgjatur vetëm disa muaj në 1995-ën. Por paraqitjet e tij në Turqi kanë qenë të kundërta: ka udhëhequr Galatasaray-in drejt sukseseve të njëpasnjëshëm falë golave të tij. Atëherë Inter ka vendosur ta blejë, duke djegur konkurrencën e Bayern Munich dhe Arsenal. Ka qenë një dështim i bujshëm. Ka luajtur një sezon të vetë, gjatë të cilit ka koleksionuar 25 ndeshje dhe 5 gola (një prej të cilëve në derbi). Shumë pak për “Vrasësin e Stambollit”, që tek Inter mbahet mend më shumë për fanellën e tij numër 54 (5+4, sepse 9 ishte zënë). Më pas ka kërkuar, më kot, lavdi te Parma dhe Blackburn, para se të kthehej të dominonte në kampionatin turk, ku u bë golashënuesi më i mirë i historisë në 2008-ën falë 249 golave në karrierë.

DIGA

Bashkë me Emre Belozoglu dhe Hakan Sukur, ai konsiderohej një zbulim në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e viteve 2000. Pikërisht si dy bashkëkombësit e tjerë, ka shkuar në Milano në 2001-in, por ndryshe nga ata, Buruk Okan, është marrë me kosto zero. Nga tre trajnerë, i vetmi që ka besuar tek ai, edhe pse i detyruar nga dëmtimet e shumta, ka qenë Hector Cuper: 15 ndeshje në sezonin 2002/03. Okan e ka mbyllur aventurën zikaltër me 42 ndeshje dhe 2 gola mes kampionatit dhe kupave të ndryshme, para se të kalonte po me kosto zero te Besiktas në 2004-ën. Në 2012-ën ka ndërmarrë karrierën e trajnerit, duke drejtuar edhe stolin e Turqisë Under-19. Aktualisht është trajner i

Akhisar Belediyespor, skuadër e Super Ligës turke.

Paraardhëse

Berlini dhe Kuba, perplasjet e medha te Luftes se Ftohte

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e diel 13 gusht 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e diel 13 gusht 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.