• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Manjola Camuset-Trebicka, koncert recital në Tiranë

20 January, 2016
në Kulturë
0
Manjola Camuset-Trebicka
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Manjola Camuset-Trebicka, koncert recital në Tiranë

Manjola Camuset-Trebicka,  artiste e njohur qe jeton ne Paris, një nga 100 historitë e suksesit te shqiptarëve në 100 vjetorin e  Pavarësise, organizuar nga Albanian Excellence  do te jap një koncert recital, të premte në orën  19.00 në Hollin e Koncerteve në TKOB ne Tiranë.

Manjola Trebicka eshte një artiste shqiptare që ka nisur studimet në Shqipëri por që i ka vazhduar ato në France ku jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj artistik. Ajo ka tashmë një karrierë të sukseshme jo vetem koncertore por edhe akademike dhe në korrik të 2015 është dekoruar edhe me urdhër të Legjionit të Nderit. Koncerti Recitali pjanistes Manjola Camuset-Trebicka do te këtë  pjesë të përzgjedhura nga kompozitori Louis Moreau Gottschalk .

Kompozitori Ameriak Louis Moreau GOTTSCHALK (1829-1869) lindi në New Orleans, nga një baba britanik e një nënë kreole e bardhë. Mik i Shopenit e Berliozit gjatë kohës së qëndrimit në Paris, ai  u angazhua në shumë turne në Europë, Kuba, Antile, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompozimet e tij pëlqeheshin në sallonet e Parisit, ku temës romantike i shtohej edhe ekzotizmi i origjinës dhe turneve të tij.  Koncertet e tij, përveç recitaleve, përmblidhnin në skenë me qindra muzikantë e dhjetra pianistë. “Muzika e tij është mjaft e vështirë nga ana teknike, dhe shpesh “torturuese “nga ana fizike për pianistin që e interpreton. Ajo kërkon një teknike perfekte, një prekje të shpejtë të tastjerës, një delikatesë, të lidhura me një vrull, me një entuziazëm për jetën, me një bukuri të ndjeshme, në mënyrë që interpretimi të jetë “perfekt”.

Pjanistja Manjola CAMUSET-TREBICKA .Është diplomuar në Akademinë e Arteve në vitin 1992. Po këtë vit merr pjesë në konkursin prestigjioz botëror të pianos “Marguerite Long” në Paris. Vazhdon studimet në Francë, ku diplomohet në Konservatorin Europian në klasën e Znj. Wright me çmimin e parë e përgëzimet e jurisë. Nderohet me çmimin e parë në konkursin International në Saint -Nom-la -Bretèche e çmimin e dytë në konkursin International në Sucy en Brie.

manjola2Ajo jep koncerte në të gjithë Francën e merr pjesë në festivale të ndryshme si ne Ohër me sopranon Inva Mula, e në Chamonix me violinistin Philippe Grafin. Luan në muzikë dhome  në festivale të ndryshme e me kuartetin Gaudi. Zgjidhet ambasadore e pianove “Pleyel-made in France” e jep recitale me integralen e balladave të Shopenit të cilat i regjistron me Atelier d’Euterpe në 2004.Merr pjesë në përhapjen e muzikës aktuale të kompozitorëve francezë  si Pierre Thilloy e Henri Nafilyan, si dhe ne njohjen e kompozitorëve shqiptarë në Francë. Kushton një pjesë të koncerteve për bamirësi, si për shoqatën CEMPEA, luftën në Kosovë, shërbimin pediatrik të spitalit të fëmijëve Trousseau, fondacionin Rotschild…Është që prej vitit 1997 profesoreshë e pianos dhe e muzikës së dhomës në “Shkollën e Legjionit të Nderit “.

Për gjithë aktivitetin artistik, kulturor e mësimdhënës, nderohet nga Republika Franceze, në Korrik të 2015, me titullin “Chevalier des Palmes Académiques “.

Paraardhëse

Kremtohet 95 vjetori i krijimit të Armës së Artilerisë dhe i Armës së Xhenios

Pasardhëse

10 legjendat më të frikshme urbane nëpër botë

Pasardhëse
10 legjendat më të frikshme urbane

10 legjendat më të frikshme urbane nëpër botë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.