• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Manjani ngre alarmin dhe sfidon publikosh SPAK-un: Kush e thirri policinë dhe RENEA-n për ndihmë?

11 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale i ka hapur një sfidë të fortë SPAK-ut. Teksa kërkon dënimin e përgjegjësve për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar, sipas tij ndaj protestuesve, Manjani shkruan se përgjegjësit duhet të përgjigjen përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë që kanë bërë.

Postimi i plotë:

“Nejse, ku e lamë?

Te shembja barbare e Teatrit Kombëtar.

Nuk e di, arriti SPAK të sekuestrojë ndonjë dokument?!

Kush e kishte në inventar atë godinë? A u transferua godina sipas inventarit në Bashki? Ku është fizikisht aseti i inventarizuar?

Po drejtori i Teatrit di gjë për këtë punë? Në mos ai, shefi/shefja i financës apo dikush nga administrada e drejtorisë?

E ekziston ende ligjërisht drejtoria e Teatrit Kombëtar? Nëse po, ku e marrin rrogën? Ku luajnë teatër? Çfarë asetesh kanë e ku i kanë ato fizikisht?

Kush vendosi zyrtarisht shembjen?

Ku është akti i shembjes?

Si u vendos shembja pa patur një projekt zhvillimi të konsultuar e miratuar zyrtarisht?

E kujt ishte fadroma? Me urdhër të kujt u vu në lëvizje?

Po materialet brenda godinës në cilin inventar ishin? Ku janë ato fizikisht?

Kush e thirri policinë dhe Renean për ndihmë?

Kush dha urdhër për dhunë policore ndaj njerëzve?

Kush e plagosi Alfred Lelën? Po atij studentit të arteve kush ja vuri këmbë e gjunj në kokë?!

Po të shoqëruarit përdhunisht në komisariate si u trajtuan?

Po i presim përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe përgjegjësit përkatës.

Ka ndodhur një krim i rëndë të paktën ndaj pasurisë publike, në mos ndaj trashëgimisë historike.

Ka ndodhur një shpërdorim klasik i detyrës publike.

Kanë ardhur pasoja me dëme të rënda financiare, nga sjellja antiligjore e disa personave njëkohësisht.

Dikush duhet të përgjigjet. Dukshëm janë persona me pushtet qendror e vendor që përpiqen të luajnë pingpong përgjegjësish.

Por ligjet janë të qarta dhe, janë dhunuar po aq qartë.

Ky është testi i vërtetë për SPAK.”, – shkruan Manjani.

Paraardhëse

Paloka publikon foton e Ramës me balluke dhe nxjerr prapaskenat e rënda politike: Mos e ha, mos luaj nga pazari

Pasardhëse

Moderatori i ‘Top Channel’ bën deklaratën e papritur: Dëshiroja të hiqja dorë nga emisioni, ja kush më ndryshoi mendjen

Pasardhëse

Moderatori i ‘Top Channel’ bën deklaratën e papritur: Dëshiroja të hiqja dorë nga emisioni, ja kush më ndryshoi mendjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.