• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Manastirliu shpërndan mesazhin me shumë rëndësi: Kushtojini vëmendje

3 April, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Shëndetësisë ka shpërndarë mesazhin e profesoreshës Silva Bino ku shprehet se ‘shumë njerëz flasin për TESTIM, pa e ditur që ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik, pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që testimi paraqet’.

Reagimi i Manastirliut:

Ju lutem, kushtojini pak minuta leximit të këtij mesazhi të Prof. Silva Binos:

Shumë njerëz flasin për TESTIM, pa e ditur që ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik, pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që TESTIMI paraqet.

GJURMIMI EPIDEMIOLOGJIK është themeli i çdo kontrolli të sëmundjeve infektive.

Eshtë gjë e thjeshtë me fjalë e në letër, por nuk është dhe aq e kollajtë ta kryesh ashtu siç duhet në terren.

Shumica flasin pa e ditur çfarë është dhe si kryhet TESTIMI, sidomos në vende si yni.

Për fat të mirë Shqipëria, ka një eksperiencë jo të vogël në këtë fushë. Ne kemi epidemiologë të terrenit, të cilët kohët e fundit janë pajisur edhe me aftësi të mira ANALITIKE, dhe e bëjnë këtë punë me një seriozitet shembullor.

Shumë shpërthime lokale të COVID-19 janë zbuluar dhe frenuar falë punës skrupuloze dhe të pandalur, të EPIDEMIOLOGËVE tanë të terrenit. Nuk kemi pasur kohë, për shkak të shpejtësisë së ngjarjeve, që t’i paraqesim dhe përshkruajme, por do ta bëjmë këtë gjë, dhe jo vetëm në mediat tona, por edhe në artikuj e prezantime në botime ndërkombëtare.

Disa pika që mendoj se duhet të bëhen të qarta për publikun:

1. Qysh në Janar dhe fillim të Shkurtit, në Shqipëri janë GJURMUAR rastet dhe kontaktet e tyre, tek personat që ktheheshin nga Kina, apo që kishin lidhje me vendet e prekura atje.

2. Qysh në fillimet e Epidemisë në Itali, janë gjurmuar raste të dyshuara, tek persona që ktheheshin nga Italia, bashkë me kontaktet e tyre. Edhe në rastet kur pas testimit kanë rezultuar negativë, karantina për ta nuk është ndërprerë.

3. Më pas, u gjurmuan dhe po GJURMOHEN e TESTOHEN rastet dhe kontaktet e tyre jo vetëm të ngushta, por edhe ato të brezit të dytë, e deri të brezit të tretë. Megjithë vështirësitë që hasin epidemiologët tanë në terren, ne po punojmë çdo ditë, pa reshtur, pa u lodhur, pa u ankuar, shtëpi më shtëpi dhe rrugë më rrugë.

4. Çdo ditë, deri në orën 24.00 të natës apo deri dhe 02.00 të mëngjesit të ditës tjetër, bëhet bilanci i gjurmimeve, kontrolli i izolimeve dhe karantinës, dhe planifikohet çfarë do të kryhet të nesërmen, në bashkepunim me epidemiologët e ISHP.

5. Kush ka dyshime që kjo punë nuk është bërë, apo nuk po bëhet, është i/e lutur të vijë këtu dhe të punojë bashkë me ne dhe me epidemiologët tanë të terrenit, në çdo shtëpi. Për të kapur sa më herët rastet e dyshuara, por edhe ata që janë asimptomatikë. Ne i mirëpresim të gjithë, pasi kritikat më të mira janë ato që bëhen konkretisht dhe në terren, dhe jo ex-katedra, nga divani i shtëpisë apo ekrani i televizorit.

6. Sëmundja ka ende shumë të panjohura. Por vetëm duke analizuar të dhënat tona, dhe duke nxjerrë konkluzione prej tyre si dhe duke mësuar prej vendeve me eksperienca shumë më të mira se sa ne, do të mundemi të bëjmë veprimet e duhura në të ardhmen. Ne çdo ditë bëjmë analiza, korrigjojmë, përmirësojmë punën tonë. E bëjmë me durim, përballë çdo vështirësie.

7. Për ata që studiojnë sëmundjet infektive, ky është një shans i mirë, që të vijnë dhe të punojnë në terren. Sepse këtu, në shërbim të qytetarëve, vlerësohen dijet e mësuara dhe aplikohet EPIDEMIOLOGJIA e vërtetë.

8. Një falënderim për të gjithë ju që punoni e drejtoni çdo ditë punën në terren: Abikela, Rexhep, Linda, Moza, Nila, Mite, Marjeta, Merita, Goni, Adela, Sander, Moza, Shpëtim, Dhurata, Eris, Ervin, Denisa, Qazim, David, Arenc, Milto, Artan, Erleta, Jeta, Dashuri, Fatjon, Muharem, Irena, Enkela, Tetem, Luiza, Alma, Gledjon, Berti, Afrim, Urim dhe Zylfi, si dhe të gjitha skuadrave tuaja. – ka shkruar ajo.

Paraardhëse

Deklarata e papritur e Ylli Manjanit: Bast që të hënën hiqet shtetrrethimi

Pasardhëse

Frrok Çupi ngre alarmin mbi atë çfarë po ndodh në botë dhe lëshon paralajmërimin e fortë për opozitën

Pasardhëse

Frrok Çupi ngre alarmin mbi atë çfarë po ndodh në botë dhe lëshon paralajmërimin e fortë për opozitën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.