• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Manastirliu në Ishëm jep lajmin që prisnin 8 mijë banorë

16 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qendra shëndetësore në Ishëm është një nga godinat e shëndetësisë të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër qendrën e lëvizshme shëndetësore, e cila po ofron shërbim shëndetësor 24/7 për banorët e zonës.

“Qendra shëndetësore Ishëm sipas ekspertëve rezultoi e dëmtuar rëndë dhe nuk ofron dot shërbim shëndetësor. Kjo qendër do të rindërtohet edhe më e mirë seç ka qenë, por ndërkohë duhet ta organizojmë punën në këtë strukturë të lëvizshme, e cila ofron të gjitha kushtet për personelin shëndetësor dhe 8 mijë banorët e Ishmit. E rëndësishme është që do të vijojmë të ofrojmë shërbimin 24 orësh në qendrën shëndetësore të lëvizshme ku nuk do të mungojnë mjekët, infermierët, barnat dhe pajisjet mjekësore”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Ishëm, Manastirliu tha se kjo qendër do të përfshihet në planin e rindërtimit së bashku me objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti.

“Janë 12 objekte qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si dhe katër struktura spitalore me dëmtime të rikiperueshme për të cilat po punohet, përveç spitalit të Laçit i cili do të rindërtohet”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve të Ishmit të cilët edhe pse u gjendën të rrezikuar nga dëmtimi i godinës, nuk e ndalën shërbimin për banorët. Manastirliu theksoi se mjekët dhe infermierët kanë treguar që kanë qenë të parët që kanë dhënë me përkushtim dhe sakrificë shërbimin e duhur që në momentet e para, ndërsa vijojnë të ofrojnë shërbim pa ndërprerje për banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit.

Paraardhëse

Me një pagë 19 mijë dollarësh, njihuni me punë “speciale” ku kërkohen njerëz që vetëm flenë

Pasardhëse

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë, PD: I shërben axhendës politike të Ramës

Pasardhëse

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë, PD: I shërben axhendës politike të Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.