• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Manastirliu jep një tjetër lajm të mirë: Sezon turistik i sigurt. Hapen 28 qendrat shëndetësore verore (VIDEO)

27 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore verore Currila, në Durrës, e hapur enkas për sezonin turistik, ku ka bërë të ditur hapjen e 28 qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit.

“Kemi hapur si çdo vit në 15 Qershor 28 qendra shëndetësore verore, për të qenë afër çdo qytetari dhe pushuesi që ka nevojë për ndihmë mjekësore gjatë periudhës së pushimeve gjatë gjithë bregdetit por edhe në zonat malore janë vendosur këto qendra shëndetësore, të cilat janë 24 orëshe në shërbim të qytetarëve”, tha Manastirliu.

Nisur nga situata e epidemisë, Ministrja Manastirliu tha se 160 mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në këto qendra veore janë trajnuar për të identifikuar dhe referuar pacientë të prekur nga COVID-19.

“Një pikë e rëndësishme për këtë vit ka qenë edhe trajnimi i stafit mjekësor sa i përket pacientëve që mund të shfaqen të dyshuar apo potencial me COVID-19 përgjatë punës së tyre në qendrat shëndetësore 24 orëshe. Ky trajnim është kryer nga Qendra e Urgjencës Kombëtare për të gjithë 160 mjekët dhe infermierët të cilët punojnë në qendrat shëndetësore verore”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Ministrja Manastirliu ka theksuar se nuk duhet ulur vigjilenca për rastet potenciale me COVID-19.

“Puna do të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik por duke patur në vëmendje gjithashtu edhe rastet potenciale që mund të jenë me COVID-19 në këto qendra dhe stafi do të sinjalizojë menjëherë strukturat tona sipas zonave dhe qarqeve ku ato janë vendosur, gjithashtu edhe Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore e cila është e angazhuar 24/7 në gatishmëri për çdo rast të referuar dhe dyshuar me COVID-19”, tha Manastirliu.

28 qendrat shëndetësore verore dhe 14 postacionet e autoambulancave do të koordinohen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020.

VIDEO:

Paraardhëse

PD nuk i ndal goditjet, hedh akuzat e rënda ndaj Ramës dhe Manastirliut për situatën e koronavirusit: Qeveria ka dështuar

Pasardhëse

Arian Çani, provokon në një TV kombëtar shqiptar: Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla

Pasardhëse

Arian Çani, provokon në një TV kombëtar shqiptar: Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.