Lidhur me postin e ardhshëm që mund të mbajë Lulzim Basha si kryeministër, tha se sapo të marrë detyrën do të jetësojë angazhimet e premtuara dhe do të zhbëjë vendimet e qeverisë Rama, të cilësuara si “korruptive”.
Basha: Vota për PD nuk është votë kundër Ramës, por votë për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Pyetje: Si do e realizoni programin tuaj që në pamje të parë duket ambicioz?
Basha: Ky program, nuk është rezultat i një pune të shkurtër, jemi konslutuar me ekspertë të të gjitha fushave. Këto janë zgjidhje reale, jo premtime boshe. Po të vjedhësh qumështin normal që nuk do bësh dot djath.
Pyetje: Sa është fatuara e programit?
Basha: Është në 400-500 mln euro në viti. KLSH flet për 1.2 mld euro të shpërdoruara në vit. Gjithçka është e mundur dhe e përllogaritur. Do të mundësojmë një Shqipëri me klimë biznesi, me 110.000 vende pune.
Pyetje: Cila është pika më e fortë?
Basha: Fakti që nuk është program elektoral, por plan pune. Vetëm për planin ekonomik janë bërë 120 konsultime.
Pyetje: Për çfarë do të hidhni firmën e parë?
Basha: Do të kletë veprime konkrete në dy fusha. Së pasri hedhjen e firmës për të jetësuar angazhimet tona dhe së dyti zhbërjen e ligjeve dhe akteve të cila në këto 8 vite të qeverisjes së Ramës i kanë vënë lakun në fyt 90% të shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post