• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Lulzim Basha u bën thirrje shqiptarëve të Preshevës: Regjistrimi i popullsisë, kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit

2 October, 2022
në Kryesore, Politikë
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e nesërme, nis regjistrimi i popullsisë në Serbi, ku mes politikanëve të shumtë shqiptarë, edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përsërit thirrjen për pjesëmarrje masive të shqiptarëve.

Basha shkruan në një postim në “Facebook”, se regjistrimi është kundërpërgjigja më e mirë e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ndaj politikave diskriminuese të Beogradit.

Kujtojmë se prej më shumë se një vit tashmë, autoritetet në Serbi kanë nisur një fushatë në zonat e banuara nga shqiptarë, për pasivizimin masiv të adresave, çka përfaqësuesit shqiptarë, e kanë denoncuar duke e quajtur si “gjnocid të heshtur”.

Reagimi i Bashës:

“Të dashur motra dhe vëllezër të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nesër nis regjistrimi i popullsisë dhe kombësisë në komunat tuaja.

Sot thirrja ime vëllazërisht është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që të bëjnë gjithçka për të regjistruar veten e familjarët e tyre.

Regjistrimi juaj është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Përmes regjistrimit tuaj dhe të familjarëve tuaj, ju jepni kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për të ndalur efektet e projektit të spastrimit etnik përmes pasivizimit të adresave. Në këtë mënyrë ju i dëshmoni botës realitetin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përkundër përpjekjeve të mbrapshta për ta zhbërë atë.

Ndaj është e një rëndësie vendimtare dhe përgjegjësi e lartë kombëtare që çdo shqiptar i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që jeton në këto komuna, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë, të bëjë gjithçka për t’u regjistruar”, shkruan Basha.

Paraardhëse

Nga Arbana Osmani te Taulant Balla, ja kush ishin të ftuarit VIP që morën pjesë në dasmën e Arbër Hajdarit

Pasardhëse

Altin Sulku ia dedikon karrierën Noizy-t: Më ngriti në këmbë

Pasardhëse

Altin Sulku ia dedikon karrierën Noizy-t: Më ngriti në këmbë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.