• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Lulzim Basha si “matrioshkë” ruse

7 March, 2018
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Ka një mënyrë se si Lulzim Basha mund të mbrohet nga skandali politik dhe financiar që i ka shpërthyer në shtypin më prestigjioz të mundshëm të gazetarisë investigative në SHBA. E vetmja rrugë është të thotë “jam budalla për këto punë dhe kaq di, kaq bëj”.

Çdo rrugë tjetër e nxjerr fajtor dhe i rrit penalitetet dhe përgjegjësinë për atë që ka bërë.

Prestigjiozia “Mother Jones” është një emër serioz i gazetarisë amerikane. Është liberale, me gazetarë shumë të njohur dhe shkrimi në fjalë është një investigim serioz, që atyre u ka kushtuar së paku tre- katër muaj punë. Është pak a shumë si investigimi i “New York Times” për Gërdecin dhe Shkëlzenin, që kishte shtatë autorë në shkrim. Kjo kishte tre, dhe që të tre gazetarë të njohur.

Ti biesh shkurt e të thuash që ata i paguan Edi Rama, si me qenë portal i Alfred Lelës, thjesht sa i shton telashet vetes.

Investigimi nxjerr disa pikëpyetje që ne nuk kishim arritur t’i sqaronim dot, kur jemi marrë me këtë çështje.

Ai provon se dy kompanitë bija të kompanisë anonime regjistruar në offshore, janë me pronarë rusë. Ky është një telash politik për Lulzim Bashën, po t’i lidhim faktet me mënyrën se si ai u përpoq ta motivonte “Republikën e re”, “ideologjinë” e saj rreth faktorëve pro rusë në Ballkan, aleancat me Gruevskin, takimi me ambasadorin rus etj. Biles dhe vetë reagimi i sotëm i Ambasadës ruse në Tiranë, ishte shumë më serioz se ai i Bashës, pasi ata ndjeheshin të shqetësuar nga shkrimi. Dhe në këtë rast, do të bënin mirë të këshillonin dhe Bashën të reagonte së paku ashtu.

Pikëpyetja e dytë që nxjerr shkrimi, është se Lulzim Bashës nuk ka më kontabilist t’ia rakordojë shifrat që ka paguar.

Sipas KQZ-së, Partia Demokratike ka marrë paradhënie 20.771.018 lekë për vitin 2017, që mbulojnë shumën prej 125 mijë dollarë që Basha ka thënë se ka paguar për lobim, sipas dokumentave të KQZ.

Më pas, Basha u përpoq të ndërtojë një histori të re, duke theksuar se disa mbështetës shqiptarë të diasporës kanë paguar 500 mijë dollarë në një fondacion në SHBA, i cili ka paguar direkt kompanitë lobuese atje.

Pra, sipas Bashës, janë paguar 625 mijë dollarë, nga të cilat 500 mijë i ka gjetur tek një fondacion shqiptar i diasporës. Ai nuk pranoi as të thotë kush është fondacioni dhe as kush janë donatorët.Nderkohe shfirat sipas investigimit i afrohen 1 milione dollareve.

Tani investigimi nxjerr të qartë se paguesi nuk është ndonjë fondacion, por kompania offshore që ka pronarë rusë dhe ka futur në telashe dhe vetë lobistin e tij në Uashington, i cili ka dhënë shifra të ndryshme nga Basha në Tiranë. Dhe ky është një problem ligjor për Bashën, në Uashington dhe Tiranë, me të cilin duhet të merret edhe Prokuroria shqiptare, dhe ajo amerikane.

E treta, që është dhe më e rëndësishme, ka të bëjë me keqpërdorimin e Partisë Demokratike në Shqipëri, si një faktor destabilizues në rajon, në emër të forcave pro ruse, për të cilën është shqetësuar Uashingtoni. Nëntitulli i artikullit të “Mother Jones”, shpjegon qartë se gazetarët amerikanë të përfshirë në këtë investigim, janë motivuar nga keqpërdorimi i politikës amerikane në rajon, dhe nuk janë nisur nga fakti që Lulzim Basha ka mashtruar në Tiranë. Pra, shkrimi është motivuar nga një këndvështrim amerikan, nga fakti se rusët kanë gjetur një “matrioshkë” të tyre në Ballkan dhe ca lobistë në Uashington po e përdorin atë, për të rritur influencën ruse në Ballkan.

Kjo është shumë e rëndë dhe ndoshta nuk është qind për qind ajo çka dashur të bëjë Basha, por është ajo që praktikisht ka bërë. Ndaj këmbëngul që gjëja më e lehtë për të hedhur lumin është të thotë jam “budalla”, se po konsideroi budallenj gazetarët amerikanë dhe ata që kanë bërë investigimin, do t’i shtohen telashet dhe këtë budallallëk ka për ta paguar Partia Demokratike, për shkak të manirave të tij për të bërë politikë me një fotografi, që edhe nëse nuk do ta bënte, nuk do të humbiste më thellë se sa humbi. Ndaj e këshilloj më mirë të shtiret si viktimë e padijes së tij. Është më mire të mbrohesh si budalla në këtë histori, se ndryshe ngjan si “matrioshkë” ruse. Që më shumë se sa kukull ruse, në shqip ka kuptimin e një “loloje”.

Paraardhëse

Horoskopi për ditën e enjte, 8 mars 2018

Pasardhëse

Horoskopi për ditën e premte, 9 mars 2018

Pasardhëse

Horoskopi për ditën e premte, 9 mars 2018

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.