• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lulzim Basha: Kjo është pyetja e vetme që Rama nuk do që t’ia bëjë askush

10 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sot në qytetin e Klosit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Basha tha se 25 Prilli nuk bëhet për një njeri apo për një parti, por bëhet që të hapen dyert drejt Europës në mënyrë që të vijnë investimet europiane që mungojnë prej 8 vitesh dhe që i kanë bërë të rinjtë dibranë dhe matjan të emigrojnë.

“8 vite dimër ekonomik, 8 vite premtime të pambajtura. 8 vite arrogancë, 8 vite varfërim, 8 vite gënjeshtra nuk mundtë lahen me 8 javë sharje dhe baltosje. Koha për ndryshim , ora për ndryshim, dita për ndryshim po afron dhe kjo i ka bashkuar shqiptarët, i ka bashkuar më shumë se kurrë më parë. Në mesin tonë nuk janë vetëm demokratët, luftëtarët e demokracisë qëndrestarët për shtetin e së drejtës, por janë edhe socialistët e zhgënjyer të cilët janë bërë njësh me demokratët, me qytetarët, me fermerët për ndryshim që nuk ka forcë ta ndalë.

Dhe ndryshimi është përgjegjësi, ndryshimi nuk është privilegj i njeriu për kolltukun e një kryeministri. 25 Prilli nuk bëhet për një njeri, as vetëm për një parti, 25 Prilli bëhet që të gjithë së bashku të hapim dyert drejt Europës në mënyrë që të sjellim këtu investimet europiane të cilat mungojnë prej 8 vitesh dhe i kanë bërë të rinjtë tanë të emigrojnë, i kanë bërë gratë e Klosit, të Matit, të Dibrës të kyçen të papuna në shtëpi, të papunë pa shpresë, pa të ardhura. 8 vite jua kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve. I pyes gratë dhe nënat e Klosit njësoj siç pyeta gratë dhe nënat e Bulqizës dhe të Dibrës. A do e lejoni t’ua vjedhë edhe 4 vjet të tjera fëmijëve tuaj? Sigurisht që jo.

Gratë e Dibrës, gratë e Shqipërisë do t’i prijnë ndryshimit ndaj jam i bindur se të gjithë së bashku 25 prillin do ta kthejmë në referendumin më historik ku Shqipëria do të marrë kthesën e merituar por të paarritur 30 vite tranzicion. Duke mbyllur derën e tranzicionit, duke sjellë ndryshimin e vërtetë, duke e futur Shqipërinë në rrugën drejt Europës që do të thotë rritje pagash, do të thotë zhvillim ekonomik, do të thotë subvencione për fermerët do të thotë status për minatorët e Matjan, të Kolosit, të Bulqizës, të Pogradecit e kudo ku janë. Vetëm kështu do të mund të ecim përpara. Kjo është plotësisht e mundur.

Kjo është në duart tona, është në duart tuaja, asgjë nuk na diferencon nga Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Kemi të njëjta, madje më shumë pasuri. Kemi të njëjtat, madje njerëz edhe më të talentuar, edhe punëtorë, edhe më të fortë. Të bëhemi bashkë, që këto pasuri të sjellin mirëqenie për familjet tuaja, për Klosin, për Matin e për gjithë Shqipërinë. Dy javë për t’ju përgjigjur një pyetje: edhe 4 vite të tjera me këtë që 8 vite nuk mbajti asnjë premtim?

Edhe 4 vite të tjera dështime? Edhe 4 vite të tjera varfëri? Taksa të larta, çmime të larta, edhe 4 vite të tjera në çatinë e botës për çmimin e naftës dhe në fund të botës për pagat, për pensionet, a durohet më qoftë edhe një ditë e vetme? Apo votë për ndryshim? Votë për numrin 9, për Partinë Demokratike, për Aleancën për Ndryshim. Kjo është pyetja e vetme, pyetje të cilën kryeministri në ikje nuk do që ta pyes askush“, – tha Basha.

Paraardhëse

Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri! Ambasada e SHBA-së jep njoftimin e rëndësishëm (FOTO)

Pasardhëse

Rudina Dembacaj shtatzënë për herë të dytë? Aktorja i surprizon të gjithë me reagimin e saj (FOTO)

Pasardhëse

Rudina Dembacaj shtatzënë për herë të dytë? Aktorja i surprizon të gjithë me reagimin e saj (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.