• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Lulzim Basha ia fali në tavolinë fitoren qeverisë, 3 me 0

1 February, 2018
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Astrit Patozi

FITORET AFROFE TË QEVERISË

U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e Vlorës, ekstradimin e financierit të Habilajve, rikthimin e votimit për institucionet e reja të drejtësisë e tema të tjera të nxehta të ditës. Qytetarët, më pak të informuar, kanë pritur të dëgjojnë se çfarë do të thotë opozita për gjendjen e vështirë politike dhe sociale në Shqipëri. E cila është evidente dhe e prekin të gjithë, por patjetër kanë nevojë të ndriçohen nga ata që kanë zgjedhur për këtë punë.

Por opozita sot zgjodhi të bëjë thjesht cubin, që vetëm fjalë ka. Lulzim Basha ia fali në tavolinë sot fitoren qeverisë. Njësoj si ato ekipet e futbollit, që nuk paraqiten në ndeshje, dhe kundërshtari e merr rezultatin afrofe’, 3 me 0.

E para, se mazhoranca i votoi pa problem të gjitha ligjet dhe vendimet e sotme, por me bonusin që askush në Shqipëri nuk mori vesh se për çfarë bëhej fjalë. Ndërkohë që secila nga çështjet e rendit të ditës mund të shndërrohej në arenë të fortë debati.

E dyta, se opozita u shfaq agresive dhe e dhunshme, ndërsa qeveria e qetë dhe e moderuar, aq sa kryeministri vetë u shndërrua në kameraman të shfaqjes. Ndërkohë, që në realitet ndodh e kundërta. Është qeveria ajo që po i bën gjëmën qytetarëve, ndërkohë që Lulzim Basha, herë nga paaftësia, dhe herë nga arsye të tjera, po e ndihmon atë që ata të mos revoltohen. Me ikje të qëllimshme nga fronti i betejave politike, siç ndodhi sot.

E treta, duke u kapur për procedurë dhe duke bërë rrëmujë për çështje dytësore, opozita në parlament i largohet pafundësisht misionit të vet. Sepse qytetarët presin prej saj që në atë sallë të dëgjojnë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe çfarë po gatuhet në kurrizin e tyre nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Ndërsa dje panë vetëm që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë të mërzitur me qeverinë, por e them me bindje se nuk ka shqiptar të mençur që të shqetësohet nga kjo. Për të mos thënë të kundërtën, që gëzohet i madh e i vogël. Dhe, që të mos paragjykohem, po fus edhe emrin tim aty, sepse idea është që kurrë nuk do të kenë mbështetje popullore hallet e politikanëve, ndërsa shqetësimet e njerëzve po.

Ndaj edhe Lulzim Bashën, si udhëheqës të më shumë se gjysmës numerike të opozitës parlamentare, e shoh përgjegjës për atë humbje afrofe sot në Kuvendin e Shqipërisë.

E cila nuk është e para dhe shpresoj të jetë e fundit.

Paraardhëse

Arrestohet në Gjermani biznesmeni shqiptar i naftës

Pasardhëse

Bujar Qamili: Ja për cilën këngëtare bëhet xheloze gruaja ime

Pasardhëse

Bujar Qamili: Ja për cilën këngëtare bëhet xheloze gruaja ime

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.