• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Lulzim Basha foli!

22 May, 2017
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Lista e gjashtë ministrave teknikë që Lulzim Basha propozoi për qeverinë Rama, reflekton më së miri gjithë problematikën e tij si kryetar i Partisë Demokratike në opozitë dhe fuqisë së paprekur të familjes Berisha për të diktuar të ardhmen e pushtetit të PD.

Lista zbulon së paku tri dobësi thelbësore të Lulzim Bashës.

Së pari, tendencën për të shkuar tek figura anonime, mediokre dhe shumë larg pretendimeve për një ofertë cilësore opozitare. Standarti i ministrave është nën standartin e çdo mesatareje militantësh brenda PD-së, biles dhe shumë prej atyre që Basha i ka afruar në PD për çështje imazhi. Askush prej tyre nuk ka një shkollim për të qenë, dhe më tepër një CV reale për t’u vlerësuar teknikisht. E gjithë lista është një “qokë” mediokre që fyen vetë standartin e PD-së, për atë që pretendon si parti që kërkon të vijë në pushtet.

Përtej kësaj, disa kandidatura janë problematike dhe në raport me ligjin. Fjala vjen, nuk dua të merrem me akuzat edhe ligjore  që ka ndaj kandidatit për ministër të Brendshëm, por emërimi i një komandanti komandosh në krye të Ministrisë së Brendshme, bie ndesh me parimin e drejtimit civil te Ministrisë së Brendshme.

Shqipëria e ka adoptuar këtë parim europian prej vitit 1992, dhe e ka të ndaluar të emërojë ish- ushtarakë në krye të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, për të siguruar kontrollin civil mbi këto dy Ministri. Fakti që as nuk u ka shkuar në mendje, bile ca më keq, fakti që edhe Edi Rama e toleron, flet shumë për teatrin e këtyre emërimeve.

Së dyti, lista dëshmon për fuqinë e paprekur të familjes Berisha për të diktuar të ardhmen e njerëzve në pushtet në PD.  Së paku tre kandidatura nga gjithë listat e emërimeve, janë shoqe të ngushta të zyrës së vajzës së ish- kryeministrit, dhe në rastin e parë që PD ju dha shansi të ofrojë disa emra, ajo shkon sërisht aty ku e la më 2013, tek pushteti i plotë i Argitës dhe Shkëlzenit në pushtetin e PD. Edi Rama po ashtu i di mirë kush janë ato emra, por i ka pritur me siguri me buzëqeshje, që t’u tregojë shqiptarëve se kush po rri pas derës së pushtetit duke pritur kocka.

Lulzim Basha duket se nuk ka fuqi as t’i kundërshtojë ato kur ja çojnë.

Së fundmi, lista dëshmon dhe fallcitetin e betejës së çadrës në Bulevard për tre muaj. Beteja që u bë në emër të pasigurisë që kishin për standarte zgjedhore, ka përfunduar në një listë emrash, që më shumë dëshmojnë agjërimin e familjes Berisha larg pushtetit, se sa merakun e PD për zgjedhje të lira. Edhe në këtë pike, Lulzim Basha mund të kishte bërë ndonjë përpjekje për të dhënë mesazhet e tij, por duket se është i dorëzuar.

Sinjalet që ai dha me këtë listë dëshmojnë se ai vazhdon të jetë kryetar dezhurn në PD, dhe se tetari i çadrës duket amator, para humorit që shkaktojnë në emër të “Republikës së Re” figurina të tilla. Dhe nuk ka nisje më të keqe të fushatës elektorale, se sa kjo dëshmi. Çdo slogan, çdo fasadë, apo fushatë elektorale, janë të pafuqishme të hedhin poshtë fuqinë e shembullit konkret, se çfarë presim nga PD po erdhi në pushtet. Ja këta! Lulzim Basha foli!

Paraardhëse

38 kandidatët në listat fituese të PD

Pasardhëse

Terrorizmi godet sërish, mbi 20 të vdekur në Manchester

Pasardhëse

Terrorizmi godet sërish, mbi 20 të vdekur në Manchester

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.