• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Luljeta Bozo: Propozimi për deputete më befasoi, hezitova por pranova (VIDEO)

6 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Inxhinierja Luljeta Bozo do të kandidojë në listat e deputetëve të Partisë Socialiste. Ajo e ka pranuar propozimin që i është bërë nga Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, dhe këtë e ka konfirmuar për Klan News në një lidhje telefonike.

Inxhinierja Bozo ka shpjeguar se propozimi iu bë gjatë një takimi ku diskutohej për rindërtimin dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Intervista:

Pyetja: Si e pritët këtë propozim të Kryeministrit për të qenë pjesë e listës?

Luljeta Bozo: E para, propozimi më befasoi të them të drejtën se nuk jam mësuar, as kam qenë ndonjëherë, as më ka shkuar në mendje që të jem pjesëtare në këto lloj forumesh. E dyta, jam person i pavarur nuk jam anëtare e asnjë partie politike. Dhe propozimi në fakt mua më befasoi, por njëkohësisht më dha një kënaqësi në kuptimin që më vlerësoi, jo vetëm opinioni i gjerë kudo, njerëz të njohur e të panjohur aq sa kam pasur mundësi të jap kontributin tim për të lehtësuar dhimbjet edhe stresin që kaluan njerëzit nga tërmeti. Por që paskan konsideratë edhe instancat e larta, instancat që drejtojnë vendin. Kështu që duke u nisur nga dëshira e shumë njerëzve që e kanë shfaqur këtë që duan të kenë zëra të tillë që t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe propozimi që më bërë z.Rama. Unë hezitova çik në fillim të them të drejtën, por pastaj e dhashë miratimin tim.

Pyetja:  Ju ka propozuar Kryeministri ndonjë rol të veçantë përveç pjesëmarrjes në listën e kandidatëve për deputetë? Kërkon ai diçka specifike nga ju?

Luljeta Bozo: Jo nuk kërkon ndonjë gjë specifike. Në fakt më kishin ftuar në një takim që ishte për të diskutuar për problemet e rindërtimit të vendit që filloi me dëmet e tërmetit, por që nuk mbaron me dëmet e tërmetit dhe pastaj në diskutim e sipër më erdhi dhe propozimi. Jo nuk më ka kërkuar ndonjë gjë, më kërkon vetëm që unë atë mendim që kam ashtu si e kam ta shpreh dhe t’i shërbej sa më shumë njerëzve. Kjo është e gjitha, nuk ka gjë tjetër.

Pyetja:  Do të jeni edhe pjesë e Partisë Socialiste, apo do të jeni vetëm në listën e saj për kandidate si deputete e kësaj partie?

Luljeta Bozo: Jo, unë do të jem vetëm në listën si kandidate për deputete. Nuk jam anëtare e asnjë partie.

Pyetja:  Do t’i qëndroni besnik këtij vendimi dhe nuk do të merrni teserën e PS?

Luljeta Bozo: Nuk ka rëndësi.

Pyetja:  Ua kërkoi z.Rama një gjë të tillë?

Luljeta Bozo: Jo, absolutisht jo! Rëndësi ka që të punosh, të kontribuosh për vendin tënd dhe popullin tënd dhe të lësh një gjurmë mbrapa. Se je socialist, se je demokrat, nuk ka rëndësi, je shqiptar. Kaq, mbaroi puna.

Pyetja:  Vendi ka filluar tashmë një proces rindërtimi, disa kantiere kanë filluar që të ngrihen. Ju do të keni ndonjë rol specifik në këto kantiere? Do t’i mbikëqyrni ato? U është kërkuar një gjë e tillë?

Luljeta Bozo: Jo, janë shumë kantiere në gjithë territorin që është prekur nga tërmeti dhe po punohet me aq sa kam parë unë, nuk më është kërkuar asnjëherë që të mbikëqyr këto. Unë kam shkuar i kam parë për kuriozitetin tim si profesioniste, sepse pas tërmetit nxorrëm disa mësime që mund të mos kishin ndodhur kaq shumë dëme në qoftë se nuk do ishin shkelur shumë rregulla. Dhe kam shkuar jam interesuar vetë si person pa asnjë mbështetje mbrapa për të parë që si po bëhet procesi i rindërtimit. Dhe faktikisht, ato gabime të mëdha që u bënë që çuan në ato dëme aq katastrofike në tërmetin e Nëntorit, nuk besoj dhe nuk kanë për t’u përsëritur më, sepse tani po ndërtohet mbi bazamente të studiuara, me studim gjeolog inxhinierik. Po ndërtohet me projekte të verifikuara, po ndërtohen nga firma ndërtuese të cilat janë profesioniste në fushën e tyre, nuk janë njerëz dosido. Kështu që mua nuk më është caktuar ndonjë detyrë e tillë, unë kam shkuar për interesin tim sepse si pedagoge që jam nuk mund ta bësh mësimin të bukur dhe tërheqës në qoftë se nuk e lidh me problemet e jetës dhe me problemet që dalin në vend dhe që duhet t’i zgjidhin këto gjenerata të reja që po dalin dhe që duhet të marrin stafetën.

Pyetja:  Besoni se socialistët do ta marrin mandatin e tretë duke ju pasur edhe juve në ekipin e tyre?

Luljeta Bozo: Nuk jam në grupin që bëjnë parashikime. Nuk e di. Do ta thotë vota, është e kotë që të bëjmë parashikime. Njerëzit i kanë sytë në ballë dhe shikojnë çfarë ka bërë njëri dhe çfarë ka bërë tjetri. Ato që bëhen janë gjëra që shihen me sy, janë gjëra që preken me dorë, janë fakte. Faktet flasin vetë, fjalët e shumta janë fukarallëk. Po ke bërë punë, duket puna. Kështu që në këtë drejtim unë nuk bëj asnjë parashikim, atë do ta vendosi populli me votën e tij.

Pyetja:  Keni pasur oferta të tjera politike?

Luljeta Bozo: Jo nuk kam pasur asnjë ofertë nga partitë e tjera. Ishte e para dhe shumë befasuese për mua. Shkova për të diskutuar disa probleme teknike dhe profesionale siç i mendoj. Unë vajta për të diskutuar këto probleme dhe i diskutuam disa probleme çfarë duhet bërë në të ardhmen. Por atje më erdhi propozimi. S’më ka ardhur propozim nga asnjë parti tjetër politike.

Video:

Paraardhëse

Deputeti i Partisë Socialiste njoftoi krejt papritur largimin nga PS-ja, zbardhen prapaskenat çfarë e detyroi politikanin të marr këtë vendim

Pasardhëse

Turjan dhe Eljo Hyso si kurrë më parë rrëfehen për vështirësitë e jetës së tyre dhe marrëdhënien me Orinda Hutën

Pasardhëse

Turjan dhe Eljo Hyso si kurrë më parë rrëfehen për vështirësitë e jetës së tyre dhe marrëdhënien me Orinda Hutën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.