• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Lulin ulem dhe e bind për një orë”, pas deklaratës së fortë të Ramës, vjen reagimi nga selia e PD

19 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Real Story”, ku tha se “çelja e negociatave nuk është si tryezat me Lulin, më duhet vetëm pak kohë që të bind atë”, ka reaguar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

POSTIMI I INA ZHUPËS

Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama!

Sepse të punosh për qytetarët sipas Ramës është dështim. Të punosh për krimin, jo!

Të ndalosh mafien e ndërtimit, sipas Ramës është dështim, të jesh partner i saj dhe t’i pastrosh paratë me kulla shumëkatëshe, jo!

Të ndërtosh shkolla kopshte e çerdhe, sipas Ramës, është dështim, të vjedhësh çdo qindarkë deri dhe tek shërbimin shëndetësor, jo!

Të përfaqësosh vlerat qytetare, sipas Ramës është dështim, të kriminalizosh shtetin dhe qeverinë, jo!

Ky modeli i Edi Ramës duhet zhdukur një orë e parë!

Basha është modeli i politikanit europian, që mbart në karrierën e tij arritje historike për vendin.

Ai është nder kontribuesit kryesore për ndërtimin e Rrugës së Kombit, Rama u vuri taksë shqiptarëve të veriut dhe Kosovës.

Basha është ndër kontribuesit kryesorë të anëtarësimit të vendit në NATO, Rama po e mban peng tash 6 vjet hapjen e negociatave.

Nën lidershipin e Bashës, Shqipërisë iu liberalizuan vizat, Rama përzuri shqiptarët nga vendi i tyre, i ktheu azilantë që rrezikojnë liberalizimin e vizave, se i vodhi dhe varfëroi Shqipërinë.

Lulzim Basha punoi për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të saj, Edi Rama, siç e thonë media dhe ekspertë ndërkombëtarë, u investua personalisht për ndarjen e saj.

Ai mashtroi shqiptarët për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje të çmimit të produkteve të shportës, ulje të çmimit të energjisë, etj.

E shndërroi Shqipërinë në vendin me taksat dhe çmimet më të larta, ku 1/3 e qytetarëve nuk sigurojnë dot as ushqimin e përditshëm.

Arritjet e Ramës, me të cilat tashmë ka një vend të përcaktuar në histori, janë kriminalizimi i shtetit, shndërrimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës, vendi më i korruptuar dhe me emigracionin më të madh.

Nëse dështimi do të kishte një emër tjetër, ai do të ishte Edi Rama!

Paraardhëse

Ish-ministri Manjani zbulon ‘lojën’ e kryeministrit Rama dhe iu jep mesazhin e fortë Berishës, Bashës e Kryemadhit

Pasardhëse

“Nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin”, Rama njofton realizimin e projektit që lehtëson jetën e qytetarëve (VIDEO)

Pasardhëse

“Nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin”, Rama njofton realizimin e projektit që lehtëson jetën e qytetarëve (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.