• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Luiza Gega thyen rekordin e saj në Maratonën e Tiranës, 21 km në 70 minuta e 18 sekonda

23 October, 2022
në Kryesore
0
286
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Atletja Luiza Gega, ka thyer rekordin e saj dhe është shpallur kampionia e garës 21 km në Maratonën e Tiranës, me kohën 70 minuta e 18 sekonda.

Gjatë një interviste për Klan News, ajo tha se ishte skeptike për këtë arritje, duke qenë se koha për stërvitjen kishte qenë e shkurtër.

“Sot garova në disiplinën 21 km, ndryshe gjysmë-maratonë. Theva rekord të ri kombëtar, rekordi mbahej po nga unë në fakt. E kam thyer këtë në Prill, pikërisht në kampionatin që mbahej këtu në Tiranë që mbahej me kohën 70 minuta e 58 sekonda, ndërkohë që koha e sotme ishte 70 minuta e 18 sekonda, përmirësova 40 sekonda në rekord. Të them të drejtën isha skeptike në fillim duke qenë se kam pasur një kohë shumë të shkurtër përgatitjeje sepse kam ardhur nga një sezon shumë intensiv dhe i dhashë vetes pak kohë pushimi për të rifilluar, por gara shkoi shumë mirë. Ajo që më gëzon është se vazhdoj të jem në një performancë shumë të mirë. Trajneri kishte besim që mund t’ia dilja.

U mundova fort gjer në fund edhe pse u lodh të them të drejtën, u lodha sepse kërkon një përgatitje shumë të madhe, qoftë 21, akoma më shumë edhe 42, kërkon një përgatitje më specifike, por shkoi mirë, organizimi ishte shumë mire”, tha Gega duke pohuar se këtë vit ka thyer 6 rekorde.

“Di që vetëm që këtë vit kam thyer mos gaboj, 6 rekorde, sigurisht në disiplina të ndryshme. Në garat e pistës, sepse unë aty jam edhe në fokus, gjer për Lojërat Olimpike Paris 2024 sepse unë aty jam në fokus, te garat e pistës dhe te gara ime që unë kam shumë vite që stërvitem 3000 metra me pengesa, por që besoj shumë që në të ardhmen do t’i marr seriozisht akoma më shumë garat e rrugës për të sjellë rekorde më të mëdha sepse sigurisht nuk e kam marrë maksimumin në garat e rrugës.

Këto vijnë thjesht si një përgatitje e mirë që unë bëj për garat e pistës, por që më vjen natyrshëm pastaj ky rekordi i rrugës, por kam akoma për të dhënë në garat e rrugës, në qoftë se unë stërvitem më specifikisht, pikërisht për këto gara”, pohoi atletja.

Paraardhëse

Ulsi Manja propozon uljen e gjobave për nëpunësit që nuk japin informacion

Pasardhëse

Maratona, Flet Erion Veliaj: Eventi më i madh sportiv, morën pjesë garues nga 33 vende të botës, kam besim se do të fitojmë titullin “Qyteti Evropian i Sportit”

Pasardhëse

Maratona, Flet Erion Veliaj: Eventi më i madh sportiv, morën pjesë garues nga 33 vende të botës, kam besim se do të fitojmë titullin “Qyteti Evropian i Sportit”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.