• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Luftë kundër Nishanit në Partinë Demokratike? Gjata plas deklaratën e fortë: Ishte një gafë politike

18 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
227
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në 17 korrik Partia Demokratike do të zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe më pas Këshilli zgjedh kryesinë e strukturat. I pyetur në studion e “Ditari” në A2, nëse kjo është një luftë kundër Nishanit për shkak të qëndrimit të tij kritik ndaj lidershipit të PD-së, përfaqësuesi demokrat Çlirim Gjata u shpreh se kjo do të ishte një gafë politike. Sipas tij arsyeja është ristrukturimi i PD-së me synim analizën e zgjedhjeve.

“Nishani ka qenë funksionar i PD shumë vite, deputet, ministër e president. Të ndërmarrësh të gjithë partinë në këtë tërmet demokratik të thërrasësh kongresin, kryesinë, të futësh frymë të re të bësh analizën e zgjedhjeve, nuk ka nevojë. Nishani nuk ishte kandidat. Unë nuk isha dakord kur i quajti zgjedhjet në PD maskaradë, se vetëm maskaradë nuk kanë qenë. PD po luan me 70 mijë anëtarët e saj, posti i Nishanit është post honorifik. Por çështja është që analiza që do t’i bëhet zgjedhjeve. Të tre kandidatët pranuan rezultatin dhe askush nuk është ngritur t’i gjuajë me gurë për t’i përzënë nga partia. Do ishte gafë e madhe politike për kreun e këshillit kombëtar. Asnjë fjalë nuk është thënë për Nishanin. Do të bëhet analiza për masakrën zgjedhore të 25 prillit”.-u shpreh Gjata.

Gjata thekson se është ngritur grupi i punës në PD për të analizuar nëse janë të nevojshme ndryshimet në statut, si edhe do të bëhet analiza për zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas tij ka

“Është ngritur grupi i punës për të parë nëse ka ndryshime në statut. Janë gjëra shumë të mëdha të performancës në parti. Ka shumë gjëra në lidhje me masakrën elektorale të 25 prillit, ka dalë vetëm maja e ajsbergut dhe ne po punojmë të nxjerrim gjithçka për këtë masakër. Në SPAK ka shumë gjëra”.-tha Gjata.

Ai u shpreh i vendosur për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe theksoi se pas analizës në PD beteja do të vazhdojë në të gjitha frontet dhe në shtator në parlament.

“Ne zgjedhjet nuk i njohim dhe kemi marrë betejë kundër kësaj. Është beteja e brendshme. Ne mund të hymë në parlament dhe të bëjmë betejë të jashtëzakonshme betejë në të gjitha frontet. Tani do të bëjmë analizën përkatëse aty ku ka nevojë për ndryshime në statut dhe në shtator jemi gati për fillimin e betejës”.-tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Gjata ripërsëriti qëndrimin e tij për masakër elektorale dhe akuzoi PS se po sillet njësoj si Enver Hoxha. Ai tha se beteja e PD do të jetë me modelin e sofistikuar të Ramës për manipulimin e zgjedhjeve.

“Këto procese në PD po vijnë shumë shëndetshëm dhe natyrshëm. PD e meriton emrin, sepse shikoni kë kemi përballë; ku zgjedhjet për kryetar ka 15 vjet që nuk bëhen bëhet referendum për të mos bërë zgjedhje. Në PD bëhen zgjedhje me 4 kandidatura. PS është fiks si Enver hoxha, i ka dalë kryetari i bashkisë tani. Si ka mundësi që dy anonimë kanë marrë më shumë vota se vetë Rama? Fno post mortum ka marrë më shumë vota se shumë të tjerë. Jemi jashtë çdo lloj logjike politike normale. Nuk është kot, asgjë nuk ndodh rastësisht. Edhe mënyra si i hapi lista i hapi për përçarje. Dhe me këtë ia bëri vetes. Duket që u blenë votat. Kemi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në nivelet më të ulëta në Ballkan, kurse këtë viti ka shkuar mbi 80 mijë. Kjo është beteja jonë për të ardhmen. Ne kemi marrë 600 e ca mijë vota. Mos të harrojmë patronazhistat. Ky sistem tmerroi Evropën. Rama ka mekanizma të sofistikuar të manipulimit të zgjedhjeve, një ndërmarrje që funksionon në mënyrë të kalkuluar. Ne betejën e kemi me këtë model. Çfarë do që të bëjë KQZ me Kolegjin, zgjedhjet duhet të jenë pranim me vullnet të plotë gjithëpopullor”.-tha ai.

Paraardhëse

Qeveria e Albin Kurtit hedh poshtë marrëveshjen e firmosur në Washington

Pasardhëse

“I kam rralluar, daljet në publik jam kam lënë Edit”, rrëfimi i Linda Ramës si kurrë më parë: U martova në kohën kur sulmet përfshinin edhe gratë

Pasardhëse

“I kam rralluar, daljet në publik jam kam lënë Edit”, rrëfimi i Linda Ramës si kurrë më parë: U martova në kohën kur sulmet përfshinin edhe gratë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.