• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lufta ndaj hashashit, policia jonë i kërkon ndihmën e Italisë

7 March, 2017
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i kërkoi Guardia di Finanza-s ta ndihmojë policinë shqiptare me fluturime nga ajri më herët se vitet e tjera. Gjatë një takimi në Tiranë me kreun e Guardia di Finanza-s, Tahiri kërkoi bashkëpunimin me italianët.

“Ne do të bëjmë maksimumin. Kemi nisur shumë më herët punën e policisë për kontrollin e territorit dhe parandalimin. Kam kërkuar dhe shpresoj të biem dakord për të nisur akoma më herët edhe fluturimet e Guardia di Finanza. E ritheksova. Kur të gjithë nuk besonin që Lazarati mund të zhdukej nga Shqipëria, ne besonim dhe e arritëm.  Kur të gjithë ju me të drejtë mund të keni dyshimin e ligjshëm se kultivimi 20 vjeçar i kanabisit në të gjithë Shqipërinë nuk mund të mbyllet, kini besim që do e bëjmë siç kemi bërë të tjerat do të bëjmë edhe këtë. Do ja dalim që këtë vit ta mbyllim këtë fenomen”, tha ministri Tahiri.

Giorgio Toschi, komandanti i Përgjithshëm i Guarda di Finanzia-s bëri vlerësime për punën e policisë shqiptare.

“Duke konsideruar këto rezultate shumë shumë inkurajuese dhe brilante të shërbimit, pas kthimit tonë në Komandën e Përgjithshme në Itali, do të nisim me bashkëpunëtorët e mi shqyrtimin e menjëhershëm të kërkesës që na drejtoi Ministri i Punëve të Brendshme, për të paraprirë sa më shumë të jetë e mundur (që prej fundit të muajit Prill, maksimumi fillim Maji) aktivitetin e fluturimeve monitoruese, për të kryer më herët se vitet e kaluara këtë kontroll ajror për të identifikuar parcela të mundshme në disa zona, të vendit tuaj të mrekullueshëm. Pikërisht me synimin për të parandaluar akoma më shumë dhe akoma më mirë lulëzimin e këtyre bimëve, të cilat prodhojnë këtë lëndë të paligjshme”, tha Giorgio Toschi

Paraardhëse

Xhafaj: Vonesa e Vettingut, pasoja fatale

Pasardhëse

Publikimi i Wikileaks: CIA përgjon kudo

Pasardhëse

Publikimi i Wikileaks: CIA përgjon kudo

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.