• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lufta mes Bashës dhe Berishës, Preç Zogaj tregon se kë mbështet

8 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
526
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në aktivitetin për përkujtimin e “8 dhjetorit”, publicisti Preç Zogaj kujtoi lëvizjen e të rinjve gjatë viteve 90′ deri në përpjekjen përfundimtare për t’i dhënë fund regjimit komunist.

Preç Zogaj ka ndërmarrë një vendim sa i përket përplasjeve mes Berishës dhe Bashës, duke mbajtur anën e kryedemokratit në konfliktin e nisur brenda PD-së. Zogaj i ka dhënë mesazhe të forta Sali Berishës.

Deklarata e Zogajt:

“Jam themelues i orëve të para të PD, me Sali Berishën , me Azem Hajdarin, me Gramoz Bashkon me disa të tjerë që u gjendën aty për të marrë një vendim që rezultoi të sishte historik. Kam shkruar gjerë e gjatë për lëvizjen e dhjetorit, libri më i dashur është “Fillimi” të cilën e kam shkruar për gjatë 25 viteve ku në fokus ishin zhvillimet në 1990-92. Më emocionojnë orët e ngjarjes ku unë nuk kam marrë pjesë, ngjarja ekskluzive e një grupi stude3ntësh të cilët me Azem Hajdarin në krye i dhanë betejën më ballore që i ishte dhënë regjimit komunist. Ata u nisën natën drejt të panjohurës, aty fillon ora dhe historia e Shqipërisë. Disa njerëz bënë një shërbim të madh për vendin e tyre, unë atë ngjarje e kam konsultuar edhe duke fol me Azemin, pasi unë si publicist jam bashkuar me studentët të nesërmen dhe të pasnesmen. Ajo ishte ngjarja më madhore për Shqipërinë të vitet 90’ por edhe më e madhja pas Pavarësisë. Demokracia në Shqipëri është vepër e rinisë, këtu nuk kemi dallim për të gjithë ata që kanë shkruar libra për në atë kohë.

Ajo që lidhet me rininë është kthimi i rinisë nga SHBA nga Europa është vepër e rinisë, kjo ndodhi ato ditë të para të dhjetorit. Edhe PD që u krijuar 3-4 ditë më pas vjen për ti dhënë shprehje politike atë që studentët vendosën,m kthimin e Shqipërisë me fytyrë nga perëndimi. Duhet të përkulemi për para studentëve parapara atyre që u ballafaquan me Ramiz Alinë. Janë emra konkret që u përballën me presidentin e kohës duke ia marrë partinë poltike duke vendosur pluralizmin në Shqipëri. Kuptimi i demokracisë është t’i lëmë stafetën të tjerve, pushteti nuk është pronë, lidershipi nuk është pronë, as demokracisë, trashëgohen nga të gjithë është stafetë që përhapet. Shqipëria ka rininë, lëvizja studentore e rinisë është momentin më i madh që u ngrit në piedestalen, 14 janari në vitin 1990 nisën kryengritjen në Shkodërn,vijnë protestat pastaj në Kavajë, shpërthimi i ambasadave, vjen pastaj Kavaja me protesta deri tek lëvizja e madhe e dhjetorit. Rinia duhet të jetë gjithmonë ajo që prin. Esenca e demokracisë në Shqipëri është në kuptimin e qarkullimin e elitave në Shqipëri duhet të ishte bërë një zakon.

Unë kam jetuar shumë 8 dhjetore ka pasur edhe më parë 8 dhjetori është festuar në dy vende por jo në këto përmasa si këtë radhë,. Të gjithë e dinë që jemi në një zhvillim të panjohur të PD që nuk kanë ndodhur ndonjëherë, dhe PD është përfshirë në një krizë të gjithë jemi të shqetësuar për të gjithë të bashkohet PD, për ata që mendojnë kundër nesh, që na shajnë, ska tjetër. PD nuk shkon në fitore duke mos zgjidh problemin me dualizmin, nuk ka në parti të djathtë që asnjë nuk e di kush është kryetari.

Kjo krizë ka zgjidhur dualizmin dhe pas 30 vitesh për herë të parë SHBA që përfaqësojnë kornizën e sigurisë tonë, kthehen dhe bashkëpunojnë ngushtësisht me PD dhe që të përkrahin fitoren e saj. Në analizën time, heqja e dualizmit dhe rivendosja e marrëdhënieve të ngushta me SHBA janë dy premisa pa të cilat sikur çdo gjë ta kesh në rregull, nuk fiton. Përtej shumë dallimeve që ekzistojnë në PD, këtu dhe jashtë kësaj sallë duhet të bashkohemi te Euroatlantizmi, që na njihet si i tillë. Duhet të bashkohemi rreth vetëdijes se përballe nesh ka vetëm një kundërshtar që është qeveria e Ramës, për të themeluar partinë mbi arsyen dhe sensin e fisnikërinë. Këto doja të ndaja sot duke shpresuar se PD që do të gjejë forcat për të dalë nga kjo stuhi dhe të shkojë drejt fitores për tu kthyer dinjitetin shqiptarëve”, tha Preç Zogaj.

Paraardhëse

Berisha dhe Basha festojnë të ndarë 8 dhjetorin, ja cilin prej tyre mbështet bashkëshortja e Azem Hajdarit (FOTO)

Pasardhëse

Sali Berisha konfirmon vendin ku do të mbahet Kuvendi të shtunën

Pasardhëse

Sali Berisha konfirmon vendin ku do të mbahet Kuvendi të shtunën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.