• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Lufta e re e Ftohtë, marinsat amerikanë i japin “mesazh” Moskës nga Arktiku

30 November, 2016
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tanket amerikane shoqërojnë marinsat përmes pyjeve në temperatura nën zero mbi rrethin Arktik. Objektivi është një bunker që ruhet nga ushtarët norvegjezë, në lojën më të fundit luftarake për t’u përballur me realitetin e ri përgjatë kufirit më verior të NATO-s me Rusinë.

Që prej janarit 2017, të paktën 300 marinsa amerikanë do të dislokohen në Norvegji, si pjesë e masave për të siguruar aleatët më lindorë të NATO-s për angazhimin serioz të aleancës ndaj tyre. Megjithëse do të jenë rreth 1.000 km larg kufirit, qëllimi i stërvitjeve të tilla është testimi i gatishmërisë së këmbësorisë dhe tankeve, që gjatë vitit janë vendosur në shpella të nëndheshme.

Sipas analistëve, mesazhi i aleancës është i qartë: dimri dhe acari nuk janë më armët ekskluzive të Rusisë. Ide që duket se ndahet edhe nga lojtarë të tjerë, pasi stërvitja e SHBA-ve me Norvegjinë është vrojtuar gjatë të gjithë kohës nga “drone” të paidentifikuar, megjithëse në atë zonë të planetit, mbi rrethin Arktik dhe pranë kufirit rus, nuk është zor të dyshosh se kujt mund t’i përkasin.

Është hera e parë që tanket amerikane “Ambraham” shkojnë kaq në veri dhe për Norvegjinë, dobia e manovrave është mëse e qartë. Zyrtarë norvegjezë të sigurisë thonë se, shqetësimi për kërcënimin rus rritet nga dita në ditë, sidomos pas ngjarjeve në Krime dhe Ukrainë, ku rebelët separatistë mbështeten në mënyrë diskrete dhe të mohueshme nga fuqia ushtarake ruse.

Prania amerikane në Norvegji është një strategji e thjeshtë. Çdo element armiqësor, rebel apo shtetëror, duhet të llogarisë mirë ndërhyrjen në këtë shtet nordik, pasi futet në luftë automatikisht edhe me SHBA-të.

Paraardhëse

FOTO/ Aurela Hoxha ‘sfidon’ ditët e ftohta

Pasardhëse

Rikandidimi i Nishanit? Spartak Braho: Thjesht një ëndërr në sirtar…

Pasardhëse

Rikandidimi i Nishanit? Spartak Braho: Thjesht një ëndërr në sirtar…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.