• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Luan Rama: Lajthitje logjike dhe diskriminim gjinor, mashkullorizimi i tyre është në kundërshti me përbërjen e qeverisë së re

18 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
288
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama e ka konsideruar të palogjikshme dhe lajthitje logjike emërimin e zonjave ministre me termin ministër/ministri në vend të ministre/ministrja. Sipas tij kjo që po bëhet nga qeveria e kryeministrit Rama është po aq edhe në kundërshti me barazinë gjinore.

Postimi i plotë:

“Në të kundërt me rregullsitë logjike të drejtshkrimit dhe të drejtshqiptimit të gjuhës shqipe, sa herë që ka emërime apo çemërime në përbërjen e Këshillit të Ministrave, na vjen e shfaqet paradoksalisht në formën e një lajthitjeje logjike, por edhe në trajtën e një diskriminimi gjuhësor, përdorimi i emrit ministër/ministri në vend të ministre/ministrja.

Nuk e di se në çfarë aktesh apo mbi ç’logjikë është mbështetur kjo praktikë. Ndaj për korrektesë u përpoqa të gjej ndonjë referencë, ndonjë vendim zyrtar apo administrativ që e bën të detyruar përdorimin e formës ministër kur emërohet një grua, edhe pse duhet të përdoret forma ministre, përveç argumentave shkencorë, edhe për analogji më zgjidhjen që i ka bërë këtij problemi vetë përdoruesi i gjuhës, pra populli në ligjërimin e vet të përditshëm. Por në burimet zyrtare nuk gjendet asnjë referencë.

Gjithësesi, sido që të jetë arsyetuar dhe kudo që të jetë marrë si model ky i përdorimit të emrit ministër edhe kur ministre emërohet një grua, është në kundërshti me parimet dhe normën gjuhësore të shqipes, është në kundërshti edhe me traditën apo praktikën tonë gjuhësore. Por është po aq edhe në kundërshti me barazinë gjinore. Sepse nuk ka logjik emërtimi ministër, që është emër i gjinisë mashkullore, edhe për rastet kur në atë detyrë emërohet një grua, që afërmendsh, nuk është e gjinisë mashkullore.

Në të gjithë fjalorët e gjuhës shqipe përmbri emrit ministër si emër i gjinisë mashkullore, gjendet edhe trajta femërore ministre/ministrja. Pra, është parashikuar prej shkencëtarëve të gjuhës edhe rasti kur në detyrën e ministrit emërohet një grua, duke dhënë trajtën ministre/ministrja, ashtu sikundër është zgjidhur edhe prej vetë përdoruesit të gjuhës siç e përmenda më lart. Atëherë, përse në aktet zyrtare të institucioneve shtetërore shqiptare në rastin e emërimit të një gruaje, përdoret emri i gjinisë mashkullore ministër dhe jo trajta femërore ministre? Argument gjuhësor nuk ka, arsye logjike jo e jo, tradita gjuhësore nuk na e ofron këtë model, atëherë përse përdoret? I njejti arsyetim vlen edhe për rastet president/presidente, kryetar/kryetare, drejtor/drejtore etj.

Me sa duket “gjuha” e urdhëruar ministret i bën ministra, anipse në ligjërimin e përditshëm kur iu drejtohemi, të gjithë themi zonja ministe dhe jo zonja ministër. Nuk e di nëse ua ka vrarë veshin emërtimi ministër i përdorur përmbri emrit të tyre zonjave ministre të qeverisë së sapo betuar të Kryeministrit Edi Rama, por mashkullorizimi gjuhësor i tyre shkon përkundër paraqitjes si një arritje e madhe e faktit që kemi një qeveri me shumë zonja në përbërjen e saj.

Dhe janë zonja ministre, apo jo?…”-shprehet Rama.

Paraardhëse

Sa është rritur, Elia Zaharia tregon si rrallëherë vajzën (FOTO)

Pasardhëse

Qeveria ‘Rama 3’ merr detyrën, Spiropali: Nder i madh dhe përgjegjësi sfiduese

Pasardhëse

Qeveria ‘Rama 3’ merr detyrën, Spiropali: Nder i madh dhe përgjegjësi sfiduese

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.