• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Luajti vajzën e Frrokut në filmin ‘I love Tropoja’, qyteti i Tropojës merr vendimin e rëndësishëm për aktoren Arjola Demiri

5 February, 2020
në Rozë
0
175
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Filmi “I love Tropoja” nisi dje turin dhe vendi i parë ku u shfaq ishte pikërisht Tropoja. Filmin e ndoqën në Pallatin e Kulturës rreth 1200 tropojanë të cilët e mirëpritën plot të qeshura e duartrokitje këtë film.

Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi u nderua nga Bashkia e Tropojës me çmimin “Mirënjohja e Tropojës”. Ndërsa Arjola Demiri u emërua drejtoreshë e Pallatit të Kulturës.

Ky emërim ishte surprizë për aktoren e cila u përlot gjatë fjalimit të saj.

“Kam shumë emocione! Jam rritur midis jush. Shumica prej jush jeni familjarët e mi, kushërinjt e mi, shoqëria ime. Kur e pranova rolin e filmit, u ndjeva shumë me fat sespe pas shumë kohësh diçka e bukur do t’i dedikohej Tropojës. E di shumë mirë realitetin dhe zhvillimin e këtij qyteti.

Ky qytet ka pasur nevojë që dikush të ngrihet e të flasë për të dhe artistët e kanë bërë më së miri. Kur pranova rolin e Xhbanes (tek seriali O sa mirë) u paragjykova duke thënë ‘kjo nuk është vajza tropojane’. Megjithatë e ngrita zërin kur në Kosovë nuk njiheshin shumë tropojanë, vetëm disa figura kryesore. Në çdo intervistë, në çdo vend ku kam shkuar jam ndjerë krenare të pranoj që jam nga Tropoja. Për shumë kohë nuk na kanë pranuar, na kanë refuzuar, na kanë dhënë epitete të cilat nuk i kemi merituar kurrë. Për 7 muaj rresht, si asnjëherë tjetër, në të gjithë Shqipërinë, në të gjithë botën ku ka shqiptarë u fol vetëm për Tropojën. U tha ‘E dua Tropojën’, u zgjua një zë, u zgjua një pozitivitet për ne sepse e meritojmë, sepse nuk jemi vendi i kriminelëve, i hajdutëve.

Por jemi një vend që meritojmë shumë, që ka nxjerrë bijë e bija me emër në të gjithë Shqipërinë. Ky film të cilin e kemi bërë me shumë dashuri, është komedi dhe qëllimi është të qeshim. Sigurisht dikush do ta paragjykojë, por ky nuk është dokumentar për Tropojën.

Njerëzit nuk do vuajnë më, por do të qeshin pasi të shohin këtë film. Nuk do t’i marrim të mirëqena komentet negative për mua apo regjisorin e producentin e këtij filmi i cili zgjodhi pikërisht Tropojën. Kurrësesi nuk hidhet poshtë Tropoja dhe tropojanët. Unë e para që jam bija juaj, në asnjë film s’do e hidhja poshtë vendin tim për të cilin do të kontribuoj shumë. Jam e nderuar që do të jem në krye të Pallatit të Kulturës”, – u shpreh Arjola.

Paraardhëse

U tha se kishin bërë “sherr”, por Agron Llakaj habit me postimin qe bën, pa bluzë përkrah Romeos (FOTO)

Pasardhëse

Manjani del me bindje të plotë: Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tij të tretë. Ja çfarë e nxjerr ‘zbuluar’

Pasardhëse

Manjani del me bindje të plotë: Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tij të tretë. Ja çfarë e nxjerr ‘zbuluar’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.