• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

LSI, shumë mendime personale, (thuajse) asnjë qëndrim zyrtar

16 January, 2017
në Opinion
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada/

Partia e dytë e mazhorancës ka vendosur të shfaqet para publikut si një bashkim vullnetar njerëzish. Në kuptimin që shumëkush flet “personalisht”, përballë heshtjes së atyre që janë mandatuar ta bëjën këtë gjë zyrtarisht.

Skema ku deputetët e LSI tentojnë të hedhin teza presioni ndaj Ramës “mbi baza personale”, tashmë është e njohur teksa të gjithë deputetët e partisë në fjalë dalin me qëndrime që konsiderohen si vetjake.

Ka qenë Spartak Braho ai i cili e hapi lojën me çështjen “Doshi”, duke e cilësuar si komplot ndaj Ilir Metës ndërsa ky i fundit e hodhi poshtë deklaratën e deputetit të tij.

Skema do të vijonte me Luan Ramën një vit më parë. Eksponenti i lartë i LSI e cilësoi qeverinë si të papërgjegjshme në lidhje me raportin e FMN, ku kritikohej ecuria e stabilitetit ekonomik. Luan Rama vajti më tej duke e krahasuar vitin 2016 me 1997-ën, ndërsa pak orë më pas Petrit Vasili tha se bëhet fjalë për një mendim personal të deputetit të LSI.

Reforma në Drejtësi do të shënonte kulmin e “qëndrimeve personale”, por edhe të mungesë së një mendimi zyrtar, kryesisht për çështjen e Vettingut. Ndërsa Ilir Meta nuk pranonte të mbante asnjë lloj qëndrimi, ai preferonte t’ia pasonte “topin” Petrit Vasilit, si personi i deleguar për të folur për rastin në fjalë.

Fjalët e Vasilit ishin të vështira për t’u marrë si qëndrime zyrtare sepse paralelisht me të erdhi edhe mendimi personal i radhës e ndoshta më pikanti. Përparim Spahiu nga radhët e partisë së Metës u shpreh kundër Vettingut nga ndërkombëtarët, duke përdorur në arsyetim logjikën e PD. Deputeti në fjalë mori si përgjigje përjashtimin nga grupi parlamentar, por çuditërisht pak kohë më vonë i përjashtuari kandidoi përballë Ilir Metës për kreun e LSI.

Në rastin e Spahiut nuk qe nevoja që dikush ta kundërshtonte. Ai vetë e cilësoi si mendim personal atë ç’ka tha, ndërsa betohej për besnikëri ndaj LSI. Qëndrim personal e quante ai edhe thirrjen që Ilir Meta të jetë medoemos kryeministri i ardhshëm, pas 18 qershorit, pavarësisht se që të hysh në atë zyrë duhen votat e nevojshme.

Çuditërisht në dy studio televizive mbrëmjen e djeshme, një ministër dhe një deputete e LSI kanë hedhur të njëjtin mendim personal, me të njëjtin arsyetim. Ndërsa në Top Story Ylli Manjani do të deklaronte se personalisht mendon që partitë duhet të dalin vetëm në zgjedhje, propozimi i tij përputhej me atë të deputetes Silva Çaka. Ç’rastësi! Arsyetimi po i njëjtë: Partitë duhet të provojnë veten në zgjedhje. A përbëjnë dy qëndrime personale brenda 24 orësh një qëndrim zyrtar? Apo më saktë, a kanë nga pas këto qëndrime personale ndonjë regji zyrtare?!

Në tre vite të bashkëqeverisjes me Ramën mund të gjenden shumë qëndrime të tjera personale nga radhët e LSI. Ilir Meta ka preferuar të ketë një grup njerëzish “llafazanë”, duke qëndruar vetë “i kursyer” në fjalë. Diçka e vështirë për t’u besuar, kur bëhet fjalë për një forcë politike ku të gjithë, nga portieri, deri tek Petrit Vasili, shohin gjithë ditën në sy kryetarin. / JAVANEWS

Paraardhëse

Fiton 140 milionë lekë në Telebingo, por nuk shkon t’i marrë

Pasardhëse

“Plehrat” rikthehen në Kuvend më 4 shkurt

Pasardhëse

"Plehrat" rikthehen në Kuvend më 4 shkurt

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.