• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

LSI, padia në Kushtuese për pushtetin lokal: Ndryshimet i kthejnë bashkitë në prona private

3 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të shfuqizuar ndryshimet e bëra në ligjin për vetëqeverisjen vendore, duke i cilësuar si anti-kushtetuese.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i cili u shpreh se mazhoranca në funksion të rrëmbimit të pronës publike, i hoqi fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë për çështje të rëndësishme të interesit publik, duke e zëvendësuar atë me votim të thjeshtë.

Reagimi i plotë i Braimllarit:

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të shfuqizuar si anti-kushtetuese ndryshimet e bëra në ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Mazhoranca në funksion të rrëmbimit të pronës publike, i hoqi fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë për çështje të rëndësishme të interesit publik, duke e zëvendësuar atë me votim të thjeshtë.

Ju kujtojmë, që ky ligj u miratua po nga rilindja për t’i dhënë fuqinë e votës së cilësuar Këshillave Bashkiakë, si garanci për të shmangur abuzimet, për të përmirësuar vendimmarrjen si një mënyrë kontrolli dhe transparence për çështje me interes të madh publik duhej marrë vota e cilësuar, si një votë e cila përfaqëson vullnetin e pjesës më të madhe të qytetarëve.
Ky ndryshim rrit abuzimin e kryetarëve të bashkive duke i kthyer bashkitë në prona private, si në rastin e teatrit kombëtar por dhe prona të tjera në të gjitha bashkitë e vendit të cilat po i jepen klientëve të qeverisë.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë aksionin e saj të drejtëpërdrejtë në mbrojtje të interesit publik. Iniciativa të tilla, të ligjeve anti-kushtetuese të kaluara nga një qeveri dhe parlament monist do të jenë pjesë e aksionit tonë opozitar.

Kjo nuk do të jetë çështja e vetme që LSI do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne besojmë, se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor interesit publik dhe të qytetarëve.“- tha Brahimllari.

Paraardhëse

BE-ja planifikon të ndihmojë ushtrinë e Ukrainës

Pasardhëse

Shkodrani mbështetës i “flaktë” i Berishës: Do vritem unë për ty, jam ai që ke nxjerrë tek statusi në Facebook

Pasardhëse

Shkodrani mbështetës i “flaktë” i Berishës: Do vritem unë për ty, jam ai që ke nxjerrë tek statusi në Facebook

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.