• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

“LSI dhe PD shkojnë bashkë në zgjedhje”

13 April, 2017
në Opinion, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

LSI do të konkurrojë me opozitën në këto zgjedhje. Kjo është bindja e botuesit dhe analistit Henri Çili i cili bëri një analizë të situatës politike në studion e News24 përballë gazetarëve Edvin Parruca dhe Ola Bruko.

Ai tha se situata është e tensionuar dhe se duhet të marrë një zgjidhje për hir të interesit publik. Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, për të cilin raundi i parë është caktuar më 19 prill Çili tha se kjo është një procedurë rutinore dhe nuk zbulon gjë për krizën, pasi gjithçka varet nga ato që do vendoset për krizën, shkruan “BalkanWeb”.

“Nisja e procedurave për presidentin është një fakt rutinor. Nuk zbulon gjë për krizën. Këto më duken procedura pa ndonjë interes të posaçëm. Në momentin që do kemi një qasje të strukturuar ose esenciale nga do të anojë Ilir Meta, me kë do të dalë, duke krijuar një pol më vete, me PD-në apo me PS këtu pastaj do të deshifrohet çdo lëvizje tjetër. Për momentin çështje pa interes taktik. LSI do të konkurrojë me opozitën në këto zgjedhje. Ka shumë pak gjasa që do të konkurrojë në një pol të tretë. Opozita duhet të bashkohet bashkë. Do të kemi një konkurrim elektoral si strategji me opozitën”, tha Çili, raporton “BalkanWeb”.

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, Çilir tha se për momentin asnjë nga palët nuk ka ceduar dhe të gjitha duan të arrijnë objektivin maksimalist. Nëse beson se ka një kërcënimin ndaj kreut të PD-së, analisti tha se mund të jetë e vërtetë.

“Patjetër që besoj, mund të jetë propabël. Ka 100 skema që lëvizin në rajon, brenda e jashtë, shumë mirë që përforcohet siguria e zotit Basha. Situata e tensionuar. duhet të marrë një zgjidhje për interesin publik. Jemi në fazën ku palët të tria duan të arrijnë një objektiv maksimalist. Askush nuk ka ceduar”, tha Çili.

Ai deklaroi se këtë vit zgjedhor nuk do ketë fushatë programesh pasi bërja ose jo e zgjedhjeve është fushata e vërtetë. “Pozicionimi i LSI-së për zgjedhjet, është pozicionimi politik i saj paradoksalisht. Bërja ose jo e zgjedhjeve është fushata e vërtetë. Nuk do ketë fushatë programesh. Kush dhe me kë do të garojë është fushata e vërtetë”, u shpreh Çili.

A varet zgjidhja e krizës nga Presidenti? Sipas Çilit nuk varet, pasi emri kujt do t’i takojë  presidenti do të vendoset në negociata. “Do ishte idiotësi që ta përcaktonin këtë kur vetë emri del nga negociatat. Emri kujt do t’i takojë presidenti në negociata. Është një gjë e thjeshtë. Nuk ka krizë nga presidenti”, u shpreh Çili.

Paraardhëse

Nderet e fundit!

Pasardhëse

McCain: Shtetet e Bashkuara të përkushtuara për Kosovën

Pasardhëse

McCain: Shtetet e Bashkuara të përkushtuara për Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.