• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

LSI bën programin: Ne jemi më të mirë, jo si Rama

3 May, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar hartimin e programit elektoral. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se bashkë me grupin e punës po vijojnë hartimin e programit që në thelb ka uljen e papunësisë, rritjen e pagave dhe mirëqenies, uljen e akcizës për fermerët dhe mbështetjen e gruas. Kryemadhi sulmon Ramën teksa thotë se nuk do të premtojë parajsën “si ai me premtimet për 300 mijë vendet e punës dhe dëbuan nga vendi më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja”.

Por, pavarësisht se ka nisur punën për programin, LSI dhe PD-ja nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje kanë deklaruar se do i bllokojnë, pasi zgjedhje pa opozitën sipas tyre nuk mund të ketë. Ata kërkojnë një qeveri tranzitore që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme dhe lokale pa Ramën kryeministër. Por Rama është shprehur i vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ndërsa ka paralajmëruar se ata që do të tentojnë bllokimin e procesit zgjedhor i pret burgu.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit
Sot së bashku me grupin e punës së programit të LSI. Pas një konsultimi të gjerë me shqiptarët filluam të hartojmë programin, i cili do t’i japë zgjidhje problemeve, që kanë kapur nga fyti jetën social-ekonomike të vendit.

Ne si LSI, nuk premtojmë parajsën, as zgjidhje të fantapolitikës, që bëhen për të rrëmbyer votat dhe pas zgjedhjeve ato hidhen në kutitë e plehrave. Ashtu siç ngelen vetëm në spote publicitare premtimet e Rilindjes për 300 mijë vendet e punës dhe dëbuan nga vendi më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja, burra dhe gra. Të “shëndetësisë falas”, që në fakt është shumë më e shtrenjtë se më parë. Uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që në fakt u kthye në “mrekullinë” e vetëm 4-5 oligarkëve, klientë të oborrit të Surrelit.

Ne si LSI, e kemi të shenjtë fjalën e dhënë. Ajo është detyrim për ne ndaj shqiptarëve. Programi ynë po hartohet për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.

Ne si LSI, duam t’i japim zgjidhje përfundimtare papunësisë dhe do e bëjmë të mundur këtë. LSI, si asnjë forcë tjetër politike shqiptare, e ka në themelin e programit të saj punësimin e shqiptarëve. Shqiptarë të punësuar me rroga të mirëpaguara, janë një garanci për të ardhmen e Kombit dhe familjes shqiptare.

Ne si LSI, do i kthejmë shpresën rinisë për ta parë veten dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri, jo të marrin rrugët e emigrimit dhe do e realizojmë me çdo kusht këtë aspiratë. Dhe kush më mirë se ekipi i vajzave dhe djemve të LRI mund ta realizojë këtë.

Ne si LSI, në qendër të vëmendjes do të kemi përkrahjen ndaj gruas, ecjen përpara të saj në shoqëri, pavarësinë e saj ekonomike, që të mos kthehet në “skllave” të familjes, por në nënën e respektuar nga fëmijët, gruan e denjë në krah të burrit, vlerën e vërtetë të kombit. E kush më mirë se grupi i grave intelektuale, luftëtareve të pakompromise që ka LGI mund ta realizoje këtë.

Ne si LSI, do ndryshojmë thellësisht qasjen e deritanishme të politikës ndaj 50% të shqiptarëve. Ata janë konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, nga shërbëtorët qeveritarë të oligarkëve dhe krimit. Fermerët dhe blegtorët, kontribuesit e 22% të PPB së vendit do marrin mbrapsht nga buxheti i shtetit kontributin e tyre në ekonominë shqiptare. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët harxhonin më shumë kohë dhe para për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet.

LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët. Unë i jam përkushtuar personalisht kësaj pjese të programit dhe do jem çdo dite, në çdo fshat, në çdo shtëpi së bashku me ta për ta realizuar deri në fund këtë program që do ndryshojë realisht jetën e fermerit dhe blegtorit, të familjeve të tyre. LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur!

Paraardhëse

Olti Curri nuk ndalet: Jepini “Tarameles” 20 mijë eurot që i keni borxh, se po të ishte në Itali do merrte dhe më shumë

Pasardhëse

Luana Vjollca me një projekt të ri muzikor, por ky detaj po “çmend” fansat (FOTO)

Pasardhëse

Luana Vjollca me një projekt të ri muzikor, por ky detaj po “çmend” fansat (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.