• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Lorik Cana, një “takim” me historinë, edhe me… Skënderbeun!

22 October, 2016
në Sport
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, rekordmeni i ndeshjeve me të, Lorik Cana, po kalon jo pak ditë në Shqipëri, për shkak se po ndjek kursin përkatës të UEFA-s për trajner. Duke shfrytëzuar këtë moment, kohën e lirë, ngaqë nuk është i angazhuar me ndonjë skuadër për momentin, të paktën deri në janar, Cana po viziton vende të ndryshme të atdheut, për të cilat ka lexuar, por do t’i prekë me dorë. Kështu ka bërë edhe së fundi, teksa ka marrë rrugën për në Krujë, në muzeun e Gjergj Kastriot, Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, i cili përbën për të, si për çdo shqiptar, një burim frymëzimi e krenarie. Ai ka vizituar të gjitha pavionet e këtij muzeu, ku ka lënë edhe përshtypjet e tij në librin përkatës.

Loriku njihet si një nga ambasadorët më të mirë shqiptarë në botë, për vite të tëra, sa luajti futboll, ndërsa tani nuk ngurron të japë mendimin e tij për çështje të mprehta, që i ndajnë ende shqiptarët në disa shtete. Dihet tashmë se gjakovari ka përfunduar studimet “part time” edhe për Histori, në Universitetin e Tiranës, duke përmbushur më tej njohuritë mbi të shkuarën e shqiptarëve. Më herët, ish-kapiteni kuqezi ka pohuar: “Gjithmonë, kur kam qenë i vogël, pavarësisht se jam nga Kosova, kam patur dëshirë që të luaj për kombëtaren shqiptare.

Është një gjë fare normale. Përderisa për ne lojtarët nga Kosova nuk parashikohej ndonjë kombëtare tjetër, dëshira për të luajtur me kombëtaren shqiptare vjen në mënyrë natyrale dhe me një lloj patriotizmi brenda, që secili duhet absolutisht ta ketë. Ndërkohë që lidhjet e mia me Shqipërinë janë të shumta. Që kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri, në vitin 2002, miqtë e mi më të afërt dhe më të ngushtë i kam këtu. Ndërkohë që në Kosovë kam shumë familjarë, rrethi më i afërt, familja ime jeton në Gjakovë, por miqësinë më të ngushtë dhe më të afërt e kam në Tiranë.

Në jetë kam pasur disa interesa të ndryshme, që nuk kanë lidhje fare me futbollin. Gjithmonë kam qenë i apasionuar pas historisë dhe veçanërisht historisë së popullit shqiptar, dhe ky drejtim më ka orientuar më pas, drejt disa pasioneve të tjera siç janë arkeologjia, etimiologjia etj, por nuk kam kohë të mjaftueshme për t’u angazhuar. Kur të mbaroj me futbollin dua të kem një orientim në Histori, pse jo, sepse mua më pëlqen, dhe ndoshta mund të angazhohem më shumë në këtë drejtim.”/ Telesport

Paraardhëse

Armand Duka në mbështetje të vëllait (FOTO)

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e diel 23 tetor 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e diel 23 tetor 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.