Gazetari Lorenc Vangjeli duke folur për rolin e partive të reja në zgjedhjet e 25 prillit, tha se votat që do të dalin nga partia e Topallit dhe Astrit Patozit do të shkojnë në favor të Partisë Socialiste.
Komenti i Lorenc Vangjelit:
“Janë dy personazhe të rëndësishme, qoftë Patozi qoftë Zonja Topalli. Ata nuk do të bënin asnjë hap në favor të zotit Rama, e konsiderojnë armik edhe ideologjik. Por në fund të datës 25 prill, në fund të mbrëmjes, paradoksalisht votat e tyre do të shkojnë në shtratin e Edi Ramës. Edi Rama në fund të asaj mbrëmjeje do të jetë mullixhiu i kënaqur”, tha Vangjeli për Opinion.
Diskutime rreth kësaj post