• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Loja mizore e Ramës me socialistët që presin qeverinë e re

23 August, 2017
në Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama ia di hallin të vetëve. I njeh mirë ata që ka promovuar në parti, ndaj këtë fundgushti ai më shumë se kushdo e di “ku fle lepuri” në PS.

E ndjen kur e fiksojnë me sy për çdo lëvizje, e di si i hapin veshët për çdo fjalë që nxjerr nga goja, si ia lexojnë me ankth çdo shkronjë, apo si ia pëlqejnë dhe shpërndajnë fotot e peisazheve që poston pa kuptim, për çdo mëngjes në Facebook.

Që kur ia doli ta rrethojë me të dy krahët tepsinë, kryeministri i bëri vetes dhuratë një lojë, njëfarë bonusi pas fitores së madhe të 25 qershorit; ndarja e ministrive për qeverinë e re të 4 viteve të ardhshme.

E ka kthyer krijimin e qeverisë së re në një lojë, që e bën ta ndjejë deri në rrënjë kënaqësinë përverse të pushtetit absolut.

Po e shijon më në fund fuqinë që nuk e pati 4 vitet e shkuara, ndaj zgjodhi këtë mënyrë vetmitare për të vendosur mbi emrat e ministrave. Procesi është krejt okult, i ngjashëm me një çështje familjare, thuajse personale, një rebus që zgjidhet diku larg syve të njerëzve në ndonjë dhomë plazhi në Dhërmi, apo ndonjë bodrum të Surrelit.

Dallohet si i provokon dhe qesh me të tijët, kur nga dritaret e kryeministrisë i hedh redaksive të lajmeve emrat e “ministrave të mundshëm”. Sot del Taulant Balla te Transportet, nesër Saimir Tahiri te Drejtësia, Lindita Nikolla që kthehet te Arsimi e kështu me radhë llogariten rezultate votash në qarqe, krahasohen me zgjedhjet ë kaluara dhe dalin ministra të sigurtë.

Por ditën tjetër, nëpër redaksi të tjera dalin emra të tjerë. Janë harruar të parët, janë zëvëndësuar me fatlumët e radhës, që gëzohen, bëjnë plane dhe rrëmojnë mes gazetarëve se nga kush dritare e kryeministrisë, ku, kur dhe si iu doli emri në qeveri.

Edi Rama ia dinte hallin të vetëve. Sapo doli rezultati i zgjedhjeve, iu doli borxhit kur iu tha: “Skuadra e re qeverisëse do të jetë gati vetëm në fillim të shtatorit dhe askush përveç meje s’ka pse humbet kohë për t’u marrë me këtë punë. Gjithçka zien e do të ziejë me siguri më tutje, në kazanët e katundit mediatik, është thjesht pjesë e llogjeve të atij katundi e asgjë më tepër. Struktura dhe përbërja e qeverisë së re do të shpallen vetëm pas procesit të reflektimit ku po hyjmë sot dhe deri në fund të gushtit, kur do të mblidhet Asambleja jonë Kombëtare”  

Përveç emrit të Fatmir Xhafës për të cilin Edi Rama e ka deklaruar publikisht se do të jetë Ministër i Brendshëm i qeverisë së re, asnjë prej emrave të tjerë nuk janë të sigurtë. Por dyshimet janë aq të mëdha sa edhe vetë Fatmir Xhafa do ta besojë emërimin, kur të shohë dekretin e firmosur nga Ilir Meta.

Mediat raportuan sot se Rama do t’i lexojë emrat e ministrave gjatë mbledhjes së Asamblesë, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Ndoshta për ta kuptuar më mirë këtë lojë që Rama po iu bën të tijëve, vlen të kujtohet një rrëfim i tij nga fëmijëria. Edi Rama tregon se kur ndodhte që shëtiste rrugëve të Tiranës me të atin dhe vëllain, mbi dy fëmijët e mitur, rëndonte një rregull mizor.

“Fëmijëria ime ka kaluar me një kufi të pashkelshëm, “Mos kërko sepse nuk e merr!”; kështu u mësova që fare i vogël të mos kërkoj as akullore, as lodra (të cilat mësova t’i pres me durim të vinin)” ka treguar kryeministri gjatë një interviste për fëijërinë e tij.

“Mos kërko sepse nuk e merr!”. Vetëm mund të imagjinohet vuajtja e fëmijëve të shkretë kur kalonin para akulloreve, atyre kënaqësive të rralla të kohës së komunizmit. Edi Rama e di, se njësoj si ai kur ishte fëmijë, edhe socialistët e tij po lëngëzojnë sot për ministritë. Ndërsa ai vazhdon t’ia testojë durimin me lajme të rreme, me bashkëbisedime të kota në korrik dhe me ministri që shkrihen si akullore.

Paraardhëse

Zbardhen detajet e aksidentit, burgoset partneri i Vjollca Hoxhës

Pasardhëse

Bizneset e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Karburante, vreshta, parukeri…

Pasardhëse

Bizneset e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Karburante, vreshta, parukeri…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.