• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Loja e Sali Berishës me Alibeajn, alibi për të mos bërë grup të ri Parlamentar dhe për t’u mos u bashkuar me Ilir Metën

29 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
135
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është në panik, për shkak se nga dita në ditë po faktohet ajo që gazeta “SOT” ka deklaruar prej javësh, se ai nuk gëzon mbështetje brenda Partisë Demorkatike. Shatori po troket dhe me ardhjen e tij, pritet të nisë edhe sezoni i ri parlamentar. Sot që flasim Partia Demokratike është e përçarë dhe ndarë në disa kampe, paçka se Sali Berisha dhe ithtarët e tij besojnë , e madje deklarojnë se ata kanë shumicën dhe kontrollojnë selinë blu nga qendra në bazë. Berisha është zgjedhur kryetar i PD përmes një procesi votimi, ndërkohë që e ka veshur këtë kostum pa folur ende gjykata. Ky nxitim e ka vendosur Berishën në një pozitë të vështirë, pasi institucionet shqiptare, Partia Socialiste dhe ndërkombëtarët nuk njohin atë për kryetar të Partisë Demorkatike, por Lulzim Bashën dhe kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeajn. Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate konfuze, Sali Berisha ka nisur të “luajë” me Enkelejd Alibeajn, alibi të cilin kreu i “Foltores”, po e përdor për të mos bërë grup të ri Parlamentar dhe për t’u mos u bashkuar me Ilir Metën.

Kreu i “Foltores” në vështirësi

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Berisha ndodhet në një pozitë të vështirë edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë, pasi është përjashtuar qysh shatorin e vitit që shkoi nga grupi parlamentar demokratë, vendim ky i fortë i Bashës, që e ka spsotura atë në qoshe. Berisha nuk gëzon ofiqe në Parlament, ku koha për të folur është “sikleti” më i madh që ai po vuan. Në këto kushte, kreut të “Foltores” i ka mbetur tre zgjidhej: ose të krijojë grup parlamentar më vete, ose të bashkohet me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, ose të pres vendimin e gjykatës së PD. Për këtë të fundit zërat thonë se do të vendosë të favor të Alibeajt, aludime këto që kanë detyruar Sali Berishën të sulmojë kreun aktual të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Berisha midis 3 zjarreve

Ndërsa sa i takon zgjidhjes së parë, Berishës nuk i intereson të krijojë grup më vetë parlamentar me deputetët demokrat që e mbështesin, për shkak se nuk ka deputetët mjaftueshëm, por edhe pasi ky vendim do ta largonte atë akoma më shumë nga PD. Ndërkohë sa i takon zgjidhjes së dytë për t’u bashkuar në një grup parlamentar me deputetët e ish-LSI, edhe kjo strategji e penalizon atë, pasi i shuan ëndrrat për të kontrolluar nga qendra në bazë Partinë Demorkatike. Pra, nisur nga këto fakte, Berisha ka shtura sulmet ndaj Alibeaj, me shpresën se Alibeaj do të largohet nga PD, në mënyrë që ai të mbretërojë aty pa pasur telashe dhe fituar më shumë impakt në jetën parlamentare dhe për faktin se kjo retorikë do t’i japë atij një dorë të mirë për të mos u bashkuar me Ilir Metën. Kjo pasi nëse do të kontrollojë grupin parlamentar dhe nuk do bashkëpunojë me Metën, Berisha do të këtë më shumë kohë në dispozicion për të folur në Kuvendin dhe Shqipërisë dhe forcojë më shumë pozitat në radhët e demokratëve. Mirëpo, siç gjerat po ecin, Berisha do ta ketë shumë të vështirë që të krijo grupi parlamentar dhe kontrollojë Partinë Demorkatike, për shkak e pas vetes ai ka mbledhur figura të konsumuara, që kanë dosje në prokuroi, sikundër janë disa prej ish-m,ministrave të qeverisë “Berisha 1 dhe 2”. Kështu që në të gjitha rastet, duket se vjeshta do ta thellojë krizën brenda “Foltores”, e cila po shkon drejt shkërmoqjes. Thënë ndryshe dhe troç, Berisha po sulmon Alibeajn që ta trembë dhe që t’i mbetet Partia Demorkatike atij, gjë që është shumë e vështirë të ndodhë.

Ja si u paralajmëruar qëndrimi i Berishës në PD

Por qëndrimin e Sali Berishën në Partinë Demorkatike dhe ambient e tij për të mos u larguara prej kësaj force politike, pavarësisht se faktet dhe koha është kundër tij, e ka paralajmëruar këtë fundjavë dhe ish-zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, e cila zbuloi se Lulzim Basha do të krijojë parti të re, vendimi ky që i “dhuron” PD-në, kreut të “Foltores”. “Në skenarin Berisha-Meta nuk duhet të harrojmë edhe Lulzim Bashën. Ai nuk ka ngelur në heshtje gjatë kësaj kohe. Ka indicie që nuk po qëndron ne heshtje dhe do ketë zhvillime nga shtatori e tutje. Pritet rikthim i Bashës në krye të një force politike, pritet nje vendim gjykate, do ketë zhvillime , të cilat janë në një drejtim, në dobësimin e opozitës”, deklaroi Mëhilli.

Paraardhëse

Futbollisti i njohur përjeton momente tmerri, persona të maskuar i futen në banesë teksa ishte me bashkëshorten, e kërcënojnë dhe e grabisin

Pasardhëse

Një buton i vetëm i shtypur nga një prej superfuqive mund të ndryshojë planetin përgjithmonë: Shtetet ku mund të mbijetohet nëse nis një luftë bërthamore

Pasardhëse

Një buton i vetëm i shtypur nga një prej superfuqive mund të ndryshojë planetin përgjithmonë: Shtetet ku mund të mbijetohet nëse nis një luftë bërthamore

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.