• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lleshi shkund policinë, këta drejtorë do të ndryshohen

22 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kupola e Policisë së Shtetit dhe disa drejtori në qarqe, pritet të kenë ndryshime në fillim të shkurtit 2019. Këto ndryshime vijnë si rezultat i frymës së lëvizjeve që ka future ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Shqiptarja mëson se pritet që në ditët në vijim, na qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan të ketë ndryshime në rang drejtorash, pasi në Durrës mësohet se Lleshaj ka planifikuar për drejtor qarku Ilia Nasi. Ndërsa në Tiranë mësohet Lleshaj ka planifikuar të emërojë Edmond Rizaj. Të dy këta emra janë të njohur në Policinë e Shtetit, dhe se mbajnë mbi supe një karrierë të gjatë mes rradhëve të policisë dhe hetimit të krimeve në vend.

Pritet që në fillim të shkurtit 2019, ndryshimet të prekin edhe qarkun e Elbasanit, Vlorës, Fierit dhe Shkodrës. Si rezultat i këtyre ndyshimeve jo më larg se dy javë Lleshaj bëri një lëvizje surprizë duke emëruar në krye të Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Tonin Vocaj dhe larguar të besuarin e Fatmir Xhafaj, Eduard Merkaj.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vijuar me lëvizjet e drejtuesve pas marrjes së detyrës. Ditën e djeshme, Lleshaj ka firmosur emërimin e drejtuesit të ri të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Në vendin e Anila Trimit që u emërua nga Fatmir Xhafaj kur ishte në postin e ministrit, do të jetë Muhamet Rrumbullaku, një drejtues me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, që rikthehet në post drejtuesi.

Muhamet Rrumbullaku ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe. Pas reformës me ndryshimin e pushtetit në vendin 2013 u largua, por gjashtë vite më pas është rikthyer sërish. Ndërkohë që ky është rikthimi i dytë që bën Lleshaj, pas atij të Tonin Vocajt pak ditë më parë në krye të drejtorisë së Departamentit të Policisë Kriminale, i cili ishte larguar po në vitin 2013.

Tonin Vocaj është një emër i njohur në polici, pasi në shkurt të 2013-së u publikuan foto të tij me Arben Frrokun, personin që vrau kryekomisarin Dritan Lamaj. Në atë foto Tonin Vocaj bashkë me Agron Kuliçin ishin duke drekuar me Arben Frrokun dhe pas vrasjes së Dritan Lamajt, ishin pikërisht Vocaj dhe Kuliçi që po hetonin këtë ngjarje.Publikimi i fotove bëri që Tonin Vocaj të jepte dorëheqjen nga grupi i hetimit për atë vrasje. Në 2013 ai u largua nga posti i drejtorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme duke u emëruar në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP, ndërkohë që dje është emëruar Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.

Tonin Vocaj ka mbajtur një sërë detyrash në Polici dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se ka vendosur ti besojë përsëri një post të rëndësishëm. Ndërkohë i larguari Eduart Merkaj është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Emigracionit. Merkaj zëvendësoi në këtë detyrë Aida Hajnajn, e cila mbante këtë pozicion dhe njëkohësisht dhe zv/drejtoreshë e përgjithshme e Policisë.

Paraardhëse

Kapitullon protesta e studentëve, rinis mësimi te Ekonomiku, një grup i vogël tenton të bllokojë fakultetet

Pasardhëse

Edhe pse nuk janë ministra, Bushati do të takohet sërish me Kotzias

Pasardhëse

Edhe pse nuk janë ministra, Bushati do të takohet sërish me Kotzias

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.