• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lleshaj zbulon prapaskenat e zëvendësimit të tij me Çuçin, vjen reagimi i Ramës

19 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zbuluar prapaskenat e zëvendësimit të tij pas dorëheqjes.

Në ato pak fjalë që tha pas dorëzimit të detyrës, në prezencë të Kryeministrit Rama, Lleshaj rrëfeu se emërimi i Çuçit në këtë Ministri ishte bërë pa dëshirën e tij, por vetëm se ishte kërkuar nga Kryeministri Rama, shkruan sot Panorama. “Besoj se sot nuk është koha e një bilanci. Dua të falënderoj Kryeministrin, pasi më ka besuar kur nuk njiheshim mirë.

Më ka besuar apriori. Dua ta falënderoj me shpresën se nuk është i zhgënjyer. Falënderoj çdo punonjës të Policisë së Shtetit me të cilin jam identifikuar me koshiencë të plotë dhe besoj se duhet të identifikohemi të gjithë. Ata janë karta jonë e identitetit përpara qytetarëve. Besoj se është bërë një zgjedhje e mirë me pasardhësin, sepse është një brengë e madhe se kujt do t’ia lë çelësin.

Nëse pasardhësi vjen në atë post pa dëshirën e tij, pra nëse nuk është një person që vdes për t’u bërë ministër, nuk do t’i jepja asnjë këshillë, sepse puna do të shkonte vërtet mirë. Pra, nëse nuk vjen me një etje të madhe për t’u bërë ministër, punët do të shkojnë mirë. E kam çekuar se ka ardhur pa dëshirën e tij, pra pa pasur një plan për të ardhur.

Jam i lumtur që ka ardhur Bled Çuçi për të shërbyer dhe jo për t’i shërbyer! Është një institucion jetik për të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh Lleshaj, i cili u shoqërua me një reagim gati ironik nga Kryeministri. “Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën dhe nuk ka pasur as mundësinë ta thotë se sa dëshirë ka”, tha Rama, duke shpjeguar se e ka emëruar Çuçin pa i marrë as mendimin nëse e bën dot punën në krye të Ministrisë së Brendshme.

DORËHEQJA

Duket se dorëheqja e ministrit Lleshaj ka qenë më shumë e kërkuar nga Kryeministri Rama. Ishte Rama që e deklaroi më parë dhënien e dorëheqjes nga ministri i tij, menjëherë pas kthimit nga SHBA-ja e më pas Lleshaj bëri publik në rrjetet sociale arsyet e saj.

Por këtë e përforcojnë dhe deklaratat, si të ministrit, ashtu dhe Kryeministrit për marrëdhënien mes tyre. “Nuk ka pasur askush për të më hequr qafe, pasi nuk hiqem lehtë qafe. Nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të ngrohta me Ramën, pasi nuk mbaj me asnjë marrëdhënie të ngrohtë. Marrëdhënia ime me të ka qenë profesionale dhe ashtu ka mbetur. Shumë profesionale dhe e pacenuar nga ndonjë gjë tjetër”, u shpreh Lleshaj një javë më parë. Ndërsa Kryeministri Rama tha se bashkëpunimi me të nuk ka kaluar pa diferenca në mendime.

“Unë jam këtu për të dëshmuar kalimin e stafetës nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin kam pasur fatin dhe kënaqësinë të punoj për një kohë relativisht të gjatë, se koha në këtë detyrë është më e gjatë se koha kur nuk ke punë. Në të dyja pozicionet, qoftë në rolin e këshilltarit, qoftë në rolin e ministrit, më ka dhënë kënaqësi puna me Sandrin. Ka qenë një sfidë intelektuale në radhë të parë, në ballafaqimin e opinioneve, në sinqeritetin e shprehjes së mendimeve.

Kemi pasur dakordësi të vazhdueshme, për të mos qenë domosdoshmërisht dakord gjithmonë në mënyrë që raporti ynë të jetë perfekt, përkundrazi, raporti ynë ka qenë dhe është perfekt për shkak se edhe kur nuk kemi qenë dakord, kemi vazhduar të ndërveprojmë, të komunikojmë e të krijojmë dakordësi, duke pasuruar njëritjetrin”, tha Rama.

“SHQIPONJAT”

Kryeministri nuk la evidentuar edhe dobësitë në institucionet e varësisë së Ministrisë së Brendshme, siç është Policia e Shtetit e më konkretisht repartin e “Shqiponjave”, nga ku ndodhi dhe vrasja e Klodian Rashës. Këto kritika, ditën kur po dorëzonte detyrën, duket se nuk i pëlqyen Lleshajt, i cili tregoi dhe prapaskenat e emërimit të ministrit Çuçi.

“Jemi në kushtet kur asnjë krahasim me të shkuarën nuk është i mundshëm, por të jemi të qartë e të vetëdijshëm se sfida jonë është me të ardhmen dhe në raport me të ardhmen ka shumë për të bërë akoma. Kjo që ndodhi, sigurisht ishte një rrufe në qiell të pastër për shkak të skajshmërisë në ushtrimin brutal të forcës, gjë që nuk ka ndodhur më parë, asnjëherë, por nuk duhet të mbetet pa një reflektim për gjithë sistemin e organizimit, le të themi, të ‘Shqiponja’- ve.

Çfarë do të thotë kjo? Nuk është nevoja të ndodhë prapë dhe kurrë mos ndodhtë më për 1000 vjet dhe nuk është nevoja që të jetë kaq ekstreme ngjarja, por duhet të vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet tekniko-profesionale dhe në aspektin e motivimit psikologjik, shkallën e gatishmërisë së trupave që janë në atë zinxhir, nivelin e trajnimit, cilësinë e trajnuesve, procesin e trajnimit si proces më vete.

Pa shkuar tek ekstremet, kemi bërë jashtëzakonisht shumë së bashku dhe kjo është merita e Policisë së Shtetit, nuk është merita ime apo e drejtuesve të kësaj Ministrie, në radhë të parë, për të larguar gjithmonë e më shumë efektivin e Policisë në rrugë nga lidhja e menjëhershme me bakshishin, me korrupsionin”, tha Rama.

PRO.TESTA

Kreu i qeverisë u shpreh dje se do të kishte dalë edhe ai vetë në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodianit. “Vra.sja e një të riu, natën, në një situatë absolutisht të pangarkuar me asnjë rrethanë objektive policie apo operacion nga një efektiv.

Tejet tronditës, edhe unë nëse nuk do të isha Kryeministër, do të kisha dalë në pro.testë, jo për të goditur policët, apo të thyeja xhama, apo të zhgarravitesha te qepenat e MB-së për t’i treguar vetes apo të tjerëve prejardhjen e njeriut, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin, në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje.

Sepse një anëtar i familjes së madhe të një komuniteti të madh ka humbur jetën, jo aksidentalisht, por për shkak se familja ka besuar për ta mbrojtur”, tha Rama.

Çuçi: Ka rëndësi mënyra si largohesh nga detyra

Bledi Çuçi në fjalën e tij të rastit pas prezantimit nga Kryeministri Rama e krahasoi politikën me dramaturgjinë, duke i dhënë rëndësi mënyrës se si ikën nga një detyrë politike.

“Në politikë, si në dramaturgji, nuk duhet ta marrë vëmendjen mënyra si hyn aktori në skenë, por ka shumë rëndësi dalja e aktorit nga skena. Do të kem angazhimin maksimal për të justifikuar besimin e Kryeministrit dhe Grupit Parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut. Unë në përfundim të mandatit do kisha mundësi të dëgjoja që i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm, jo ministrit të Policisë apo të rendit. Ja që për fat të keq mbetet një perceptim, edhe pse Sandri bëri shumë punë që të ndryshojë ky mentalitet. Besoj fort se po nuk u kuptua ky organizëm si i tërë, asnjë reformë nuk do të ketë gravitetin e duhur”, tha Çuçi

Paraardhëse

Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për të ndihmuar të rinjtë

Pasardhëse

Pas deklaratës së Metës, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë Metës dhe këshilltarit të tij

Pasardhëse

Pas deklaratës së Metës, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë Metës dhe këshilltarit të tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.