• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Listat për zgjedhjet! Duka e Mediu ultimatum Bashës: Ke afat deri më 31 dhjetor

21 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Brenda muajit Dhjetor, Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të përmbyllin mënyrën e daljes së koalicionit opozitar në zgjedhje.

Pavarësisht taktikës elektorale që parapëlqen kryedemokrati Basha, aleatët e opozitës së bashkuar thonë se tashmë formula është ajo e daljes me dy lista në “betejën” e 25 prillit.

“Brenda 10 ditëve do të kemi dy lista, një LSI dhe një PD-aleatët e saj”, tha Duka.

Ndërsa aleati tjetër, Mediu thotë se bashkimi i votave do të sjellë rezultat, ndryshe fiton Rama.

“Vlera e këtij koalicioni qëndron nëse votat që ne bashkojmë krijojnë mandate. Votat që nuk krijojnë mandate shkojnë në interes të Edi Ramës”,-tha Mediu.

Ndonëse dalja me siglën e Partisë Demokratike i dëmton, si Mediu i Republikanëve, ashtu edhe Duka i Agrarëve, që më herët ka folur për kandidim më vete, pohojnë se do të jenë pjesë e listës finale të selisë blu.

“Nga pikëpamja e interesit elektoral Partia Republikane nuk i intereson që të dalë më vete sepse numri i votave që duhet brenda koalicionit është po aq sa duhet për të marrë më vete, po të dalë si forcë politike. Por dalja më vete krijon kosto për interesat e Shqipërisë dhe jo vetëm të opozitës”, tha Mediu.

“Ne do të dalim në listë me PD-në sepse dalja më vete e një prej partive aleate siç është PAA mund të rrezikojë çuarjen dëm të disa votave në qarqe të ndryshme”, tha Duka.

Por “besa” e dhënë ndaj Lulzim Bashës thonë se dikton një marrëveshje paralektorale me kryedemokratin, jo vetëm për zgjedhjet e 25 Prillit, por edhe qeverisjen e nesërme.

“Duhet që çdo subjekt politik të dijë si të veprojë brenda kësaj marrëveshje për të maksimalizuar votën e vet dhe për të thirrur qytetarët në marrëdhënie brenda koalicionit”, tha Mediu.

“Për të zhdukur çdo lloj dileme duhet të dalim në një deklaratë të përbashkët që kushdo dhe sido që të jenë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme e shohim të ardhmen tonë sëbashku”, tha Duka.

Dy aleatët e Lulzim Bashës në takimin e fundit që kanë patur me kreun e opozitës i kanë kërkuar që të kenë përfaqësues të tyre në disa qarqe të vendit.

Paraardhëse

Ky është politikani më i pëlqyer nga shqiptarët 4 muaj para zgjedhjeve të 25 Prillit

Pasardhëse

Erdogan zbutet para Merkel: Turqia synon përmirësimin e raporteve me BE, duhet një faqe e re bashkëpunimi

Pasardhëse

Erdogan zbutet para Merkel: Turqia synon përmirësimin e raporteve me BE, duhet një faqe e re bashkëpunimi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.