• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Lista Serbe kundërshton deklaratat e presidentit Thaçi për Mitrovicën

23 January, 2019
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deklarata e presidentit, Hashim Thaçi se bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm, ka ngjallur reagimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili e quajti këtë deklaratë si sulmin më të ri ndaj paqës në Kosovë.

Rakiç, përmes një deklarate, thotë se në emër të popullit serb e porositë Thaçin, se serbët kurrë nuk do të lejojnë bashkimin e jugut dhe veriut të Mitrovicës, pasi siç thotë, kjo do të ishte një “parakusht për pastrim etnik nga qyteti i vetëm në të cilin serbët i shpëtuan pastrimit etnik në vitin 1999”.

Ai thotë se serbët janë gjithnjë e më të përkushtuar ndaj paqes, bashkëjetesës me të gjithë dhe se këtë e kanë dëshmuar duke ruajtur karakterin shumë etnik të qytetit në të cilin bashkë me serbët jetojnë boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit dhe egjiptianët.

“Me punë dhe jo me fjalë kemi treguar se si duhet të respektohet diversiteti, por deklaratat që bëhen nga Thaçi, po përpiqen ta trembin popullin serb në këtë rajon dhe të njëjtat i kundërshtojmë me neveri”, thekson në deklaratë, kreu i Listës Serbe Goran Rakiç, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës, është proces i pandalshëm. Ai të martën, priti kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiti, i cili ia dorëzoi Thaçit një peticion me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për bashkimin e qytetit të Mitrovicës tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca./REL

Paraardhëse

Delegimi i kompetencave nga Rama te Cakaj, reagon Presidenti Meta

Pasardhëse

Dëbora paralizon Dibrën, ja sa familje po jetojnë në izolim

Pasardhëse

Dëbora paralizon Dibrën, ja sa familje po jetojnë në izolim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.