• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lista me emrat, makiazhi për Veliajn, mbi 200 mijë euro në vit nga buxheti për këshilltarët e kryebashkiakut

26 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
140
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Plot 216 mijë euro në vit, i kushton taksapaguesve shqiptarë flota e këshilltarëve të Erion Veliajt, ndërsa atyre që i publikojnë këto të dhëna i kushton mbyllja e faqes në Facebook.

Erion Veliaj ka më shumë këshilltarë se çdo institucion tjetër, me titullin këshilltar i kryetarit të bashkisë janë plot 17 persona dhe tre të tjerë vetëm me emërtimin këshilltar.

Shpenzimet për këta persona shkojnë në 2.2 milionë lekë të reja, ose e përkthyer 18 mijë euro në muaj.
Plot 216 mijë euro në vit.

Në këtë faturë nuk është përfshirë zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës dhe as këshilltarët ligjorë dhe zyrat e marrëdhënies me publikun.

Pagat e këshilltarëve të Erion Veliajt:

As Edi Rama nuk ka kaq shpenzime sa kryebashkiaku Erion Veliaj. Nga një vëzhgim i databazës e rrjedhur në media, Rama shpenzon 911 mijë lekë në muaj për 6 këshilltarët, ose 7 mijë e 500 euro në muaj.

Situata që ka kapluar vendin ditët e fundit në pamje të parë të ngjan surreale. Si ka mundësi që çdo e dhënë qytetari, nga preferenca politike, paga mujore, e së fundmi edhe targa e makinës po rrjedh turpërisht në publik?

Si ka mundësi që kryeministrit i ka plasur një granatë poshtë këmbëve, dhe ai nuk di të thotë se nga ia kanë hedhur? Dhe e fundit, si shpjegohet që mes drejtuesve të mazhorancës së sotme, fytyrave të një shteti të rënë përtokë, Erion Veliaj e ka me merak të madh të mos merren vesh kujt personave i çohen 216 mijë euro për ta këshilluar?

Në stilin e tij, Veliaj nuk ka humbur kohë ti hakërrehet Genc Sekjos, i njohur si njeri memesh në Facebook. Sekjos i është bllokuar faqja e Facebook sapo ai publikoi në profilin e tij një foto të pagave të këshilltarëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, foto të cilën e shoqëron edhe me statusin: Për çfarë i duhen kryetarit të Bashkisë 20 këshilltarë, kur në fund do bëjë atë që i thotë Rama?

Sejko u njoftua pas postimit se në llogarinë e tij as nuk mund të postohet apo të komentohet për shtatë ditët në vijim.

Arsyeja: Ka thyer standardet e sigurisë së komunitetit.

Në fakt nuk është për tu habitur. Veliaj domosdoshmërisht nuk do të donte që flota e këshilltarëve të tij të zbërthehej imtësisht në media.

Një flotë tjetër njerëzish që i përgjigjen Lalit raportuan Genc Sejkon në Facebook, çka u bë dhe shkak që profili i tij të dalë jashtë loje për një javë.

Tragjikomikja në këtë situatë ku është kapur Lali është se, ndonëse mund të raportojë këdo i publikon të dhënat e administratës së tij publikisht, thuajse të gjithë njerëzit e kanë dokumentin e pagave në telefonat e tyre.

Mjafton një kërkim “Këshilltar i Bashkisë”, dhe makiazhit të Veliajt i ikën shkëlqimi diçka më shumë./Syri tv

Paraardhëse

Nga shitës hamburgerash në yllin e Udineses: historia fantastike e Betos

Pasardhëse

“Në pandemi duhet durim”, Papa Françesku apel çifteve: Bëni fëmijë

Pasardhëse

“Në pandemi duhet durim”, Papa Françesku apel çifteve: Bëni fëmijë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.