• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

LISTA E ZEZË/ Ja institucionet që Erdogan i kërkon Ramës t’i mbyllë

2 November, 2016
në Politikë
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ankaraja zyrtare i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë sonë të Brendshme verifikimin e disa institucioneve jopublike në Shqipëri, për të cilat ka dyshime se janë financuar nga Fetullah Gylen. ABC News ka siguruar listën e këtyre institucioneve, që i është përcjellë Ministrisë së Brendshme, përmes ambasadës turke në Tiranë.

Ambasada turke në Tiranë, i kërkon Ministrisë së Brendshme të verifikoi dhe kontrolloi institucionet jo publike në Shqipëri, të dyshuara se janë ngritur apo financuar nga fondacionet e klerikut Fetullah Gylen.

ABC News ka arritur të zotëroi një kopje të kësaj shkrese, ku janë renditur institucione të ndryshme jo publike, si kopshte, shkolla të mesme e universitete, Organizata Jo Fitimurëse, fondacione të ndryshme, banka të nivelit të dytë apo edhe agjenci informative.

Kjo shkresë, mësohet se është dorëzuar vetëm pak ditë pas puçit ushtarak të zhvilluar më 15 korrik të këtij viti, ku si pasoje e kundërshtimit nga qytetarët dështoi. Në këtë shkresë, autoritetet turke kërkojnë që të verifikohet aktiviteti i këtyre institucioneve jo publike në Shqipëri, pasi dyshohet se janë ngritur nga kleriku Fetulah Gylen, i cili akuzohet si ideator i puçit ushtarak në Turqi. Ndaj të cilit autoritetet e drejtësisë turke, kanë ngritur akuzën e terrorizimit dhe kërkohet nga SHBA të ekstradohet drejt Turqisë.

Në listën që ABC News disponon, janë renditur 7 shkolla të mesme të Medresesë, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë. Në shkresën që mban firmën e ambasadorit turk, janë fiksuar edhe institucionet arsimore jo publike.

Aty përfshihen kolegjet turke në Shqipëri, që nga kopshti “Mehmet Akif”, shkollat  fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza. Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës.

Në këtë listë, janë renditur edhe Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”. Fondacioni i edukimit “SEMA”, shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”.

Gjithashtu në listën e zezë, të renditur nga autoritete turke janë edhe Universiteti “Bedër” dhe “EPOKA”.

Në listën, për të cilat kërkohet verifikimi i të ardhurave të tyre, ambasada turke ka renditur edhe qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” apo “Drita Islame”.

Veç këtyre, autoritet turke dyshojnë se janë të lidhur me fondacionet e klerikut Fetyllah Gylen edhe shtëpia botuese Prizmi apo agjencia informative ALBEU. Në këtë listë, është renditur edhe banka e nivelit të dytë, “UBA bank” që kryen aktivitetin në Shqipëri për të cilën autoritet turke dyshojnë se ka lidhje me fondacionet e klerikut tashmë të shpallur në kërkim nag drejtësia turke.

Për të gjithë këta institucione jo publike, shteti turk kërkon monitorimin, pasi pretendohet se janë pjesë e celulave të fondacioneve të klerikut Fetullah Gylen.

Veç kësaj shkrese drejtuar ministrisë së brendshme, ABC Neës ka mësuar se ambasada turke ka kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit që të gjithë këta institucione jo publike që kryejnë aktivitet arsimor në Shqipëri, të heqin apo të ndalohet të përdorin emërtime turke apo simbolet e flamurit kombëtar turk. Shkresë, kjo që trashmë i është shpërndarë këtyre institucioneve me firmën e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së arsimit në Shqipëri.

Paraardhëse

Orkestra e çakorduar shqiptaro-greke

Pasardhëse

Rrëshen, RENEA kap 3 tonë kanabis

Pasardhëse

Rrëshen, RENEA kap 3 tonë kanabis

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.