• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lista e plotë, ja 28 anëtarët e PD që kanë në dorë kandidatët për deputetë, Basha spastron partinë nga njerëzit e Berishës

13 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbardhet lisat e emrave që do të vendosin se kush do të jenë kandidatët për deputetët të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021.

Në datën 25 qershor të këtij viti kryedemokrati Lulzim Basha nxori një udhëzimi përmes të cilit do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë në 12 qarqe, por edhe ata për kryetarë të pushtetit lokal në 61 bashki të vendit. Udhëzimi përcakton katër faza përzgjedhjesh, dy herë nga baza, një nga Komisioni i Vlerësimit dhe e fundit votimi në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar.

Përkrahja që ka marrë secili kandidat në bazë do të përcaktojë dhe numrin në listën rendore me të cilën PD do paraqitet në zgjedhjet e përgjithshme, duke hapur “de facto” edhe fushatën elektorale. Ndërkohë gazeta ka mësuar emrat e 28 anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike që kanë në dorë kandidatët për deputetë, ku pjesën më të madhe e dominojnë njerëz besnikë dhe pranë Bashës. Më konkretisht janë rreth 20 emra nga 28 që ka Kryesia e PD, që janë më pranë liderit demokrat dhe që pritet të vendosin se kush do të jenë pjesë e garës elektorale në zgjedhjet e ardhshme.

Ja 28 anëtarët e PD që kanë në dorë kandidatët

Po kush janë 28 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike që kanë në dorë kandidatët për deputetë? Kështu mes emrave që do të vendosin në fazën e fundit për t’ju dhënë dritën jeshile kandidatëve për deputetë që do të garojnë nën siglën e PD në zgjedhjet parlamentare janë nënkryetari demokrat, Edi Paloka; Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi; ish-zëvendësministër dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo; sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso; sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarolli; drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Alfred Rushaj, ish-deputetët Dhurata Çupi, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Fatbardh Kadilli, Grida Duma, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, etj. Pra pavarësisht mënyrës dhe fazave që do të kalojnë kandidatët për deputetë një gjë është e sigurtë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet ta çojë përpara procesin e nisur qysh në vitin 2017 të spastrimit të partisë nga njerëzit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha sposton njerëzit e Berishës

Dhe për të treguar se kjo gjë tanimë është realitet, e tregon qartë Kryesia e PD, ku nga 28 anëtarë që ka gjithsej vetëm 6 prej tyre mund të konsiderohen si besnik të ish-kryeministrit Sali Berishës. Bëhet fjalë për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho; sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi, drejtuesi Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi dhe ish-deputetët Flamur Noka e Florjon Mima. Pra, duket qartë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po sposton njerëzit e Berishës, sikundër është fakti që në të gjithë strukturat e partisë ai ka vendosur njerëzit e tij besnik, siç është edhe rasti me Kryesinë e PD, e cila ka në dorë dhe fatin e kandidatëve për deputetë që do të garojnë nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme deputetët të Partisë Demokratike do të jenë njerëzit e Bashës dhe tek tuk mund të shikohet ndonjë që është besnik i ish-kryeministrit Berisha.

28 anëtarët e Kryesisë së PD

1. Lulzim Basha, kryetar i PD

2. Edi Paloka, nënkryetar i PD

3. Edmond Spaho, nënkryetar i PD

4. Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD

5. Dhurata Çupi, ish-deputete e PD

6. Endri Hasa, ish-deputet i PD

7. Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i PD

8. Enno Bozdo, ish-zëvendësministër dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës

9. Fatbardh Kadilli, ish-deputet i PD

10. Flamur Noka, ish-deputet i PD

11. Florjon Mima, ish-deputet i PD

12. Grida Duma, ish-deputete e PD

13. Izmira Ulqinaku, ish-deputete e PD

14. Jamarbër Malltezi, Drejtuesi Departamentit të Mjedisit në PD

15. Jorida Tabaku, ish-deputete e PD

16. Kreshnik Çollaku, ish-kryetari i Këshilltarëve Bashkiak të Tiranës

17. Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD

18. Orjola Pampuri, ish-deputete e PD

19. Tomor Alizoti, kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politik në PD

20. Çlirim Gjata, sekretar për Çështjet Ligjore në PD

21. Sahit Dollapi, sekretar Organizativ i PD

22. Ivi Kaso, sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD

23. Ervin Minarolli, sekretar për Burimet Njerëzore në PD

24. Alfred Rushaj, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

25. Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas

26. Belind Këlliçi, kreu i Forumit Rinor të PD

27. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD

28. Arben Kashahu, sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Paraardhëse

Për të shkak rritjes së rasteve me COVID-19 në Evropë, Gjermania paralajmëron turistët

Pasardhëse

Fjoralba Ponari ndryshon ‘look’, moderatorja e TCH nuk njihet më tani (FOTO)

Pasardhëse

Fjoralba Ponari ndryshon ‘look’, moderatorja e TCH nuk njihet më tani (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.