• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Liqeni Maracaibo, vendi ku bien më shumë vetëtima në botë!

4 May, 2016
në Kuriozitete
0
60
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Liqeni venezuelian i Maracaibos është vendi në Tokë ku bien më shumë vetëtima, me një ritëm prej 233 vetëtimash për kilometër katror në vit, duke i marrë kreun basenit të lumit Kongo. Ky klasifikim i ri është rezultati i 16 viteve vëzhgime të zhvilluara nga misioni i NASA-s, “Tropical Rainfall Measurement”.

Të dhënat, të grumbulluara nga aparatura LIS (Lightning Imaging Sensor) që është i instaluar në një satelit, janë publikuar në gazetën e Shoqërisë Amerikane të Meteorologjisë nga një grup studiuesish të koordinuar nga Rachel Albrecht, i universitetit brazilian të San Paolo  dhe atij amerikan të Maryland.

Të kuptohet më mirë aktiviteti i vetëtimave dhe të zbulosh se ku dhe kur do të bien më shumë, sipas studiuesve mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë fenomene të tjera meteorologjike si stuhitë.

“Liqeni i Maracaibos ka një gjeografi unike dhe një klimë ideale për krijimin e stuhive”, tha një nga autorët e studimit, Dennis Buechler, i universitetit të Alabamas.

I pozicionuar në pjesën më veriore të Andeve, liqeni i Maracaibos është liqeni më i madh në Amerikën e Jugut. Stuhitë krijohen zakonisht gjatë mbrëmjeve, kur erërat e maleve sjellin mbi liqen ajër të ngrohtë dhe me lagështirë. Këto kushte unike bëjnë që të krijohen rreth 297 stuhi në vit, me një kulm në muajin shtator.

Në botë ka edhe vende të tjera me klimë të ngjashme, vende që goditen shumë shpesh nga vetëtimat, dhe janë gati të gjithë në Afrikë, që ka 6 nga 10 vendet më të goditura, mes të cilëve janë liqeni Viktoria dhe Rift Valley.

Ky studim për më tepër ka konfirmuar se vetëtimat synojnë të bien kryesisht në tokë se sa në oqeane dhe se kulmet arrihen zakonisht në pasdite.

Paraardhëse

Hiqen vizat, kosovarët do të udhëtojnë të lirë në BE

Pasardhëse

Berisha: Ja pse u prish miqësia ime me Mero Bazen

Pasardhëse

Berisha: Ja pse u prish miqësia ime me Mero Bazen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.