• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Lila kërkon falje për talljet me priftin grek: Deklaratat ishin idiote!

27 March, 2017
në Sport
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Andi Lila e ka kuptuar se talljet me priftin grek në një video në “Facebook” ishin pa vend. Me një postim në rrjetet sociale, mesfushori i PAS Janinës i quan veprimet e tij të pamenduara dhe jo dashakeqe, duke kërkuar ndjesë për të gjithë ata që mund të kenë mbetur të fyer.

“Disa nga ju mund të kenë parë një video të publikuar disa ditë më parë në internet, ku unë shfaqesha duke bërë disa deklarata mendjelehta në lidhje me një prift. Do të dëshiroja t’i kërkoja falje çdokujt që është ndjerë i fyer, sidomos priftit në fjalë. Ai është një zotëri që e ka PAS Janinën në zemër dhe nuk e meritonte që unë të tallesha me të.

Fjalët e mia ishin të pavend dhe jashtëzakonisht të pandjeshme.

Nuk po mundohem të mbroj veprimet e mia, por këto deklarata u bënë në mënyrë private dhe me shaka, dhe jo me qëllimin për të ofenduar ndokënd. Tani e kuptoj që deklaratat e mia ishin të pandjeshme dhe idiote.

Sjellja ime ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme, e papjekur dhe me mungesën e respektit që PAS Janina meriton. Kjo është një shpërqendrim nga qëllimi ynë për të arritur Europën këtë sezon.

Që nga dita e parë unë jam mirëpritur në Greqi dhe nuk kam asgjë tjetër përveç dashurisë dhe përzemërsisë për gjithë popullin grek.

Gruaja ime, unë dhe djali ynë i vogël e konsiderojmë Greqinë si shtëpinë tonë dhe ndjehem thellësisht i keqardhur që ndokush mund të jetë ndjerë i ofenduar nga veprimet e mia të mendjelehta.

Edhe një herë kërkoj ndjesë për veprimet e mia dhe shpresoj ta hedhim pas krahëve këtë çështje. Pres me padurim të kthehem në Greqi pas shkëputjes me Kombëtaren. AL”.

Paraardhëse

Dhjetë arsye pse të studiuarit jashtë vendit ju ndihmon

Pasardhëse

OSBE: Bojkoti i zgjedhjeve dëmton Shqipërinë

Pasardhëse

OSBE: Bojkoti i zgjedhjeve dëmton Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.