• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

“Like” postimin e Vuçiç, reagon Ambasda e SHBA në Kosovë: Nuk është pëlqyer qëllimisht

5 January, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar se “pavarësia e Kosovës është fakt”.

Ky reagim në Tëitter vjen pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në këtë rrjet social kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, të pretenduara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Llogaria zyrtare në Tëitter e Ambasadës amerikane nuk e ka ‘pëlqyer’ qëllimshëm asnjë postim në Tëitter në 24 orët e fundit. Siç e kemi thënë edhe më herët, kur ne duam të artikulojmë një qëndrim, ne e bëjmë përmes kanaleve zyrtare, deklaratave, e jo përmes ‘pëlqimeve’ në rrjetet sociale”, thuhet në sqarim.

Ambasada shtoi se kundërshton në mënyrë kategorike “çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media më 4 janar, deklaroi se është duke pritur nga shteti i dhjetë, që sipas tij, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk specifikoi se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiç pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë 106 shtete që deri më tani e kanë njohur pavarësinë, që autoritetet e Kosovës shpallën më 2008.

Serbia edhe në të kaluarën ka pretenduar se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndërkaq, në bazë të marrëveshjes që palët arritën në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020, Serbia ishte pajtuar që për një vit të ndalonte përpjekjet për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkaq Kosova ishte pajtuar që brenda kësaj periudhe të mos aplikonte për anëtarësim në ndonjë mekanizëm apo institucion ndërkombëtar.

Edhe pas skadimit të këtij moratoriumi, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të vazhdojë respektimin e tij.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që e mbështet edhe SHBA-ja. Dialogu thuhet se ka për qëllim që të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit që ka nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi – pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./ REL

Paraardhëse

“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme”, Rama: Më këto të ardhura do ndihmojmë pensionistët

Pasardhëse

Shifrat e INSTAT, reagon Partia e Lirisë: Qeveria Rama hap vende pune për “të rehatuar” patronazhistët për qëllime elektorale

Pasardhëse

Shifrat e INSTAT, reagon Partia e Lirisë: Qeveria Rama hap vende pune për “të rehatuar” patronazhistët për qëllime elektorale

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin...

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.