• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lidhja intime me gruan e biznesmenit, gjysmë shekulli burg për dy vëllezërit vrasës

6 November, 2016
në Aktualitet
0
burg
118
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një çerek shekulli burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për secilin nga dy vëllezërit Aleks Totraku, 32 vjeç dhe Antonio Lala, 29 vjeç. Ata janë shpallur fajtor për vrasjen e Agron Dervishit, mbrëmjen e 1 janarit 2013, në fshatin Mazrek të Tiranës.

Motivi i vrasjes ka qenë një lidhje intime që njëri prej vëllezërve ka pasur me bashkëshorten e viktimës.

Si ndodhi ngjarja

Në datë 02.01.2013 rreth orës 07:30 në Fshatin Mazrek të Komunës Kashar është parë nga kalimtarë të rastit pranë automjetit të tij te tipit “Mercedes-Benz” me targë CY325 ZS, një person i vdekur. Menjëherë pasi kanë marrë ketë informacion, policia ka shkuar ne vendngjarje.

Nga këqyrja e vendit te ngjarjes, ka rezultuar se ndërmjet dy gomave të automjetit me targa CY325ZS është gjetur i vrarë trupi i shtetasit Agron Dervishi dhe automjeti i tij ka qenë i ndezur. Pranë automjetit dhe trupit të viktimës janë gjetur dy gëzhoja të njëjta kaliber 7.62 mm dhe një tjetër 7.65 mm si dhe një fishek i pa goditur.

Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i kufomës është konkluduar nga ekspertet se viktima ka patur 3 plage në koke si ato të shkaktuara nga armët e zjarrit dhe një në pjesën e shpatullës. Në trupin e viktimës janë gjetur 3 predha armësh zjarri. Dy ditë më pas në anën veriore të urës së “Mazrekut”, poshtë në shtratin e përroit, rreth 40 metra nga vendi i ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Nga ekspertimi teknik-balistik është vërtetuar se kjo armë ishte përdorur për vrasjen. Më pas hetuesit kanë gjetur edhe armën tjetër të përdorur në këtë vrasje.

Në datën 08.11.2013, rreth orës 14:00 policia ka marrë njoftimin se në Rrugën “Klenja“, djali i shtetasit Ramiz Lala (Ektor Lala vëllai i autoreve) ka qëlluar me automatik në ajër.

Gjatë kontrollit që policia bëri në banesën e tyre, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ne anën veriore te banesës midis murit rrethues të avllisë dhe murit të banesës, është gjetur një gëzhoje pistolete me kapsolle te plasur, me ngjyrë bronzi me markirin S&B 7.65 Br 12.

Pas eksperimentimit rezultoi se kjo gëzhojë ishte e njëjtë me një nga ato të gjetura tek vendi i krimit, vrasja e Agron Dervishit.

Duke parë sistemin TIMS, policia zbuloi se dy vëllezërit, Aleks Totraku dhe Antonio Lala ishin larguar nga Shqipëria. Ndërkohë autoritetet shqiptare pasi i bënë kërkesë autoriteteve italiane për dy vëllezërit mësuan se ata ishin arrestuar në datën 15.04.2013 për trafik droge ne Gjenevë, të Zvicrës.

Sipas hetimeve Aleks Totraku dhe Antonio Lala, kanë ndjekur dhe ndaluar viktimën, i kanë kërkuar të zbresë nga automjeti i tij dhe e kanë qëlluar në kokë e në trup. E gjitha kjo histori ka ndodhur pasi një nga vëllezërit ka pasur një lidhje dashurie me gruan e viktimës.

Paraardhëse

Pse unaza mbahet në gishtin e katërt ?

Pasardhëse

Më zhgënjyet zoti Lu!

Pasardhëse

Më zhgënjyet zoti Lu!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.