• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Liderët evropianë nxjerrin në “skenë” kushtin e fortë të BE që do të tronditë politikën shqiptare

20 July, 2022
në Botë, Kryesore
0
9.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nisi ditën e djeshme zyrtarisht çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 16 vite më para Shqipëria firmosi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, ndërsa në qershor të vitit 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE. Në marsin e vitit 2020 Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në union. Dje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare nisi zyrtarisht çelja e negociatave. Vendimi për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, u mor ditën e shtunë, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

Teksa Brukseli përshëndeti hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kërkoi që të dyja vendet të zbatojnë të gjitha reformat. Për Shqipërinë kushti i fortë i Bashkimit Evropian u evindetua që ditën e djeshme. Reforma, drejtësia, anti korrupsioni. Pra kapitujt e parë për Shqipërinë do të ngrenë siparin e arrestimeve në nivel politik. Drejtësia e re nga amerikanët është gati dhe SPAK do të vihet në lëvizje për të çuar pas hekurave pushtetarët e lartë të korruptuar pasi tashmë ndërkombëtarët do të jenë të gjithë në vëzhgim.

Reforma në Drejtësi, “patatja e nxehtë”

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Varhelyi deklaroi dje se Bashkimi Europian do mbështesë Shqipërinë për të plotësuar të gjitha kushtet. “Do mbështesim Shqipërinë për të plotësuar kushtet e Bashkimi Evropian. Reforma, drejtësia, anti korrupsioni. Do kërkohet ndryshim në shumë pjesë të ekonomisë së Shqipërisë. Thelbësore të komunikojmë në lidhje me të mirat dhe shanset që ky proces anëtarësimi fiton”, u shpreh Varhelyi.

Ja mesazhet e forta nga ndërkombëtarët:

Në konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian janë diskutuar detyrat kryesore që i jepen vendit tonë në rrugën e gjatë deri në anëtarësimin përfundimtar. Në tryezën e kësaj konference, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, Josep Borrell tha ditën e djeshme se në këtë moment Shqipëria do ndihmohet për të shpejtuar reformat sa më afër Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë. Ka dhënë një shenjë për fqinjësinë e mirë. Mezor pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë europiane, ne kemi nevojë për Shqipërinë, që të plotësojmë kuadrin e BE. Jemi më të fortë bashkë”, tha Borrell.

Ndërsa ministri i Jashtëm çek, tha se mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë në përpjekjet e tyre. Ministri i Jashtëm çek e ka nisur fjalën e tij duke listuar të gjitha të mirat që dy palët negociuese Shqipëri BE përfitojnë dhe duhet të plotësojnë nga ky hap i rëndësishëm. Ndër të tjera ai ka thënë se mezi pret që vendi ynë të jetë anëtar me të drejta të plota në BE.

“Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike. Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota”, tha ai.

Paraardhëse

Pse Rama nuk mori asnjë përfaqësues të opozitës në Bruksel? Berisha zbardh arsyen

Pasardhëse

A do ekstradohet Sali Berisha në Amerikë? Ja mesazhi i koduar i numrit 2 të DASH që pritet të sjellë “tërmet” në politikën shqiptare

Pasardhëse

A do ekstradohet Sali Berisha në Amerikë? Ja mesazhi i koduar i numrit 2 të DASH që pritet të sjellë “tërmet” në politikën shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.