• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lezhë / Prokuroria fut familjen në sherr, kryefamiljarin e “bën” me djalë tjetër!

3 May, 2018
në Aktualitet
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Fiks Fare u ankua Preng Gjikolaj nga Lezha i cili ishte akuzuar për mashtrim dhe i ishin bllokuar si prova pasaporta dhe llogaritë bankare të tij. Teksa Gjykata e Lartë e nxjerr të pafajshëm, prokuroria nuk ia zhbllokon llogaritë dhe nuk i jep mjetin e identifikimit, pasaportën. Përveç të tjerash Prokuroria e Lezhës i hapë një konflikt familjarë duke i shtuar z. Preng edhe një fëmijë tjetër.

Në vitin 2008 Gjykata e Lezhës e dënoi Preng Gjikolaj me 1 milion lekë të vjetra gjobë për akuzën e mashtrimit. Çështja më pas shkoi dhe në Apel ku u dënua me 4 milion lekë të vjetra. Por qytetari nuk e la me kaq, ai ju drejtua Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit në 2012 e shpalli të pafajshëm duke urdhëruar mosekzekutimin e vendimit penal, pra të pagesës së gjobës. Gjatë gjykimit qytetarit iu sekuestrua pasaporta dhe iu bllokuan llogaritë bankare. “Kam shkuar disa herë në prokurori dhe gjykatë ku kam kërkuar që të zhbllokoj llogarinë bankare, por s’kam mundur. Në bankë rezultojë debitor me shumën prej 4 milionë e ca lekësh. Nuk bëja dot asnjë veprim pasi më sekuestroheshin paratë, qoftë dhe të punës. Kam bërë ankesë tek Avokati i Popullit dhe ky i fundit i kërkoi informacion prokurorisë së Lezhës” u shpreh Gjikolaj. Në përgjigje të Avokatit të Popullit, prokuroria , sipas Preng Gjikolaj përveç vendimeve të gjykatave i kishte bashkangjitur edhe materiale të tjera që i përkisnin qytetarit Florian Gjinkolaj. Dosje e cila një kopje i shkon në shtëpi edhe Prengut. “Më thonë se këtij personi i kanë sekuestruar një motor dhe kanë menduar se është djali im. Dokumenti është firmosur nga prokurori Gjergj Rudi dhe drejtuesi i prokurorisë Simon Pashuku. Këto materiale më vijnë në shtëpi dhe i shikon edhe bashkëshortja ime e cila filloi të dyshonte se mos kam ndonjë djalë tjetër, pasi mosha e Florianit ishte afërsisht sa e djalit tim. Fillojnë debatet në shtëpi dhe deri më sot s’kam mundur t’ia shpjegoj se çfarë ka ndodhur, prandaj kam kërkuar ndihmën e “Fiks Fare” u shpreh Preng Gjikolaj.

Fiks Fare ka bërë publike një bisedë të vetë qytetarit me Zyrën e Përmbarimit në Lezhë dhe me prokurorinë. Në prokurori atij i thanë se është një lapsus, ndërkohë në Zyrën e Përmbarimit qytetari rezulton të ketë një gjobë ndaj dhe i kanë lënë të bllokuar llogarinë bankare. Fiks Fare ju drejtua Prokurorisë së Lezhës. Drejtuesi z.Simon Pashuku bëri me dije se “bërja” me djalë e z.Gjikolaj ka qenë gabim. Ai tha se dokumentet janë vendosur gabim. Por ky nuk është i vetmi gabim i

prokurorisë , tek urdhri i ekzekutimit të prokurorit Gjergj Rudi thuhet se Zyra Përmbarimore Lezhë duhet t’i kthejë qytetarit pasaportën, ndërkohë që pasaportën duhet ta kthente organi akuzës. Dhe kjo sipas kreut të Prokurorisë Lezhë është një “lapsus”.

Fiks Fare ju drejtua edhe Zyrës së Përmbarimit të Lezhës, drejtoreshën Liza Çuni tha se pasaporta ka 1 vit në zyrën e përmbarimit dhe nuk i është vënë në dispozicion qytetarit nga paraardhësit e saj, ndërsa për llogarinë ajo tha se ka qenë bllokuar dhe e ka zhbllokuar vetëm pas insistimit të emisionit Fiks Fare. Ndërkohë që në kamerën e fshehtë që ka bërë vetë qytetari në zyrën përmbarimore i thuhet se pasaportën e ka prokuroria duke e sorollatur.

Pas insistimit të “Fiks Fare” qytetari Preng Gjikolaj arriti më në fund të marrë pasaportën. ” Ju falenderoj që më në fund pas kaq vitesh mora pasaportën dhe zgjidha sherrin në familje. Atë që s’bënë institucionet e bëtë ju” përfundoi Gjikolaj.

Paraardhëse

“Nga sot, Tahiri të tregojë kujdes për jetën”

Pasardhëse

Tahiri mohon “marrëveshjen” me Ramën: As e shet, as e blen njeri të vërtetën time

Pasardhëse

Tahiri mohon “marrëveshjen” me Ramën: As e shet, as e blen njeri të vërtetën time

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Këtë të enjte, seanca parlamentare u ndërpre pas vetëm 25 minutash, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita. Kreu i...

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.