• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lëvizjet e Grenell, nga takimi me Metën dhe Ramën, tek tentativat e presidentit për të fshehur qëllimin e vërtetë të vizitës

7 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vizita e Richard Grenell në Shqipëri ka ngjallur mjaft dyshime. Gjatë kohës që ai ishte me mision si i dërguari i presidenti Trump, nuk vizitoi Tiranën dhe nuk pati takime me zyrtarët e vendit tonë, por befas një ndër personat më të afërt të ish-presidentit amerikan vendos të kalojë pushimet në Shqipëri. Vetë Grenell në një intervistë që dha, tha se tashmë është pjesë e sektorit privat dhe po lobon për të sjellë sa më shumë investime në Shqipëri. Duke qenë se nuk foli për asnjë projekt konkret dhe duke parë takimet që ka kryer dhe aktivitetin tij, dyshimet janë se kemi të bëjmë me diçka tjetër. Për të negociuar mbi investime, etj, bisedohet me ministra dhe zyrtarë të tjerë të fushës. Kur u nënshkrua marrëveshja për Skavicën ishte ministrja e linjës që firmosi. Ndërkohë, Grenell personin e parë që takoi ishte presidenti Meta, ndërsa të dytin kryeministrin.

Pas këtyre takimeve ai po shijon plazhin në jug të Shqipërisë. Dyshimet janë se pas vizitë së tij fshihet presidenti Meta dhe për këtë arsye po rendisim faktet. Së pari ishte bashkëshortja e Metës, e cila pas zgjedhjeve qëndroi shumë gjatë në SHBA. Më pas doli që aty kishte shkuar dhe Meta, i cili takoi një lobist të njohur. Fill pas këtij takimi në Tiranë vjen Grenell. Pyetja e parë që shtrohet është: A lidhet takimi i Metës me lobistin libanez Safi Kaskas, me vizitën e Grenell në Tiranë? Elementi tjetër është se përse Grenell vendosi të takojë vetëm Ramën e Metën? Ai nuk ka më asnjë post zyrtar dhe u prit në një takim zyrtar në Presidencë, ndryshe nga kryeministri që e takoi në jug. Nga ana tjetër Grenell u strehua në resortin e mikut të presidentit dhe shoqërohet nga djali i biznesmenit në këto pushime. Pyetja tjetër që shtrohet është: A e solli Meta, Grenell në Shqipëri për të lobuar pro tij në SHBA dhe për të qetësuar gjakrat me Ramën?

Vizita e Grenell bëri shumë bujë. Vetë Meta nxitoi të reagonte në rrjetet sociale, ndërsa më pas ju bë jehonë në dy media që drejtohen nga një biznesmen, mik i Metës. Grenell u strehua në resortin e këtij biznesmeni dhe po ashtu vetëm u promovua. Ky promovim rriti dyshimet se pas kësaj vizite fshihet presidenti. I gjendur përballë kësaj situate, Meta duket se ka nisur lëvizjet për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Disa portale dhe një televizion pranë tij pasqyrojnë çdo ditë pushimet e Grenell dhe i mëshojnë faktit se ai po i kalon i vetëm ato. Qëllimi është të tregohet se ai ka ardhur vetëm për pushime dhe për të promovuar vendin.

Të tilla qëndrime vijnë vetëm nga mediat pranë presidentit. Pra si duket Meta e ka kuptuar që ka dalë zbuluar dhe tani po tenton të tërhiqet duke dashur të tregojë se ai s’ka lidhje me ardhjen e ish-diplomatit amerikan. Mirëpo faktet flasin ndryshe. Meta iku në SHBA dhe pak ditë më pas vjen Grenell. Ai akomodohet në një resort që e ka miku i presidentit. Djali i biznesmenit shoqëron Grenell në pushimet e tij. Pra Grenell gjatë gjithë kohës është në prani të njerëzve të afërt me Metën. Të gjitha këto tregojnë se presidenti i ka varur shpresat te Grenell për të shpëtuar veten.

Paraardhëse

Audiopërgjimi për legalizimet, Lame i qëndron deklaratave, PD: Pushteti është përdorur për qëllime elektorale

Pasardhëse

Aleksandër Çipa: Fundi i pandëshkueshmërisë i pakthyeshëm, SHBA do të ketë reagime të reja në vjeshtë

Pasardhëse

Aleksandër Çipa: Fundi i pandëshkueshmërisë i pakthyeshëm, SHBA do të ketë reagime të reja në vjeshtë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.