• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Lëvizja ShpresON”, me formue një çetë intelektualësh, me frymë perëndimore, flet Goxhaj: Bazohet në Formulën e Shpëtimit të At Zef Pllumit

16 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
100
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Shpëtimi i Shqipërisë vjen me Formulë një çetë intelektualësh me formim perëndimor”, vokati Altin Goxhaj, në një intervistëtelevizive, ka treguar mbi Lëvizjen ShpresON.

“Lëvizja ShpresON” është shprehur avokati “bazohet në formulën e shpëtimit që pagëzoi At Zef Pllumi”, ku zgjidhja për të shpëtuar Shqipërinë, do të ishte bashkimi një “çete intelektualësh me frymë perëndimore”.

Avokati Goxhaj ka treguar gjithashtu, anëtarët e lëvizjes janë njerëz nga elita e Shqipërisë, që përveç pjesës intelektuale, shquhen dhe nga patriotizmi.

Janë disa pyetje që përfaqësojnë parimet e “ShpresON”: A ka një agjendë shpopullimi të Shqipërisë?

A jemi pro ruajtjes modelit tradicional të familjes dhe mbrojtjes së fëmijëve nga agjendat e seksualizimit?

Për ata që janë pro këtyre temave, Goxhaj ka thënë se nuk është “çeta” e tyre, por le ta gjejnë veten në ndonjë “çetë të Sorosit”

Goxhaj: “Kam folur që në maj, që qershori do ishte shtatzënë, në kuptimin politik të fjalës dhe do lindte diçka.

Sot në korrik, mund të pohoj me plotë gojë, që jam pjesë aktive e një grupi të madh që po krijohet në Shqipëri, një grup intelektualësh shqiptarë që janë patriotë. Prej 5-6 javësh që takohen dhe kanë krijuar një lëvizje të re politike, me një emër të gjetur “Lëvizja Politike ShpresON”. Shpresa është në Lëvizje. Ky grup intelektualësh janë bashkuar, pasi e kanë njohur njëri tjetrin dhe në protesta dhe në 2020 kur refuzonin agjendën globale qe paraqitej.

Këta njerëz nuk janë ushtarë ose mercenarë, pasi kur u rreshtuan të gjithë mercenarët në botë, që ishin pro “Plandemisë”, grupi tjetër ishte grupi refuzues.

Protestuam para qeverisë kundër vendosjes kundër maskave dhe në qeli kemi qenë 16 vetë. Nuk janë të kapur, janë njerëz të lirë, të gjithë anëtarët e Lëvizjes. Është një grup shumë i madh, intelektualë, profesorë universiteti, juristë, gazetarë, elita më e lartë intelektualësh në Shqipëri.

Nuk është qëllimi te vetë lëvizja, por te qytetarët. Hapi i parë, ka për të qenë në 26 korrik, te Amfiteatri i Akademisë së Arteve, takimi i parë për të hapur nëj bisedë me qytetarët për të diskutuar rreth shqetësimeve që kanë.

Njerëzit janë të papërfaqësuar, të braktisur nga politika. E patë se sa pak kanë votuar këtë herë dhe pjesa e mosvotuesve ka qenë rinia.

Vetë Lëvizja nuk ka dhe nuk do të ketë kryetar, do jetë e bazuar te “Formula e Shpëtimit” që ka pagëzuar At Zef Pllumi. Ai njeri kishte mbledhur një sintezë të plotë të historisë në Shqipëri dhe dha një formulë si shpëtohet ky vend: “Me u shpëtue ky vend, nuk bëhet pa u formuar një çetë intelektualësh me formim perëndimor”. Koha vërtetoi që në Shqipëri nuk është praktikuar vetëm formula e tij.

Janë disa pyetje që ndërtojnë parimet e kësaj Lëvizje: A ka një agjendë shpopullimi të Shqipërisë?

A jemi pro ruajtjes modelit tradicional të familjes dhe mbrojtjes së fëmijëve nga agjendat e seksualizimit”?

A do pranonit aleanca me partitë politike të këtij sistemi?

“A jemi dakord që të kërkojmë vendosjen e demokracisë direkte në parim për një kategori vendimesh dhe zgjedhjesh që ndërmerren nga përfaqësues të zgjedhur apo të emëruar”?

Paraardhëse

Ricky Martin do të ndezë Tiranën më 20 korrik, ylli i muzikës do të shoqërohet nga orkestra e Operas, ja si mund t’i porosisni biletat

Pasardhëse

Kritikat për pr.ligjin e PS për Akademinë e Shkencave, reagon institucioni: Opozita mashtron opinionin publik, PD: Duan ta mbajnë përjetë në krye të ASHSH

Pasardhëse

Kritikat për pr.ligjin e PS për Akademinë e Shkencave, reagon institucioni: Opozita mashtron opinionin publik, PD: Duan ta mbajnë përjetë në krye të ASHSH

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.