Myslim Murrizi nuk e ka fshehur planin për të krijuar një parti të re politike.Ai tha në një intervistë për Top Channel se ajo që po kërkojnë tani, ka të bëjë me vendosjen e rregullave të lojës, dhe më pas hapat konkretë.
Ironikisht tha se partia do të quhet “kundër hajdutëve 30-vjeçarë”.
Myslim Murrizi doli deputet në vitin 2017, në listat e Partisë Demokratike, dhe refuzoi djegien e mandatit kur opozita vendosi për diçka të tillë, si lëvizje që sipas kryedemokratit Basha, do të sillte rrëzimin e qeverisë.
Ai ndërkohë përsëriti se nuk do votojë reformën zgjedhore në Kuvend.
“Nuk votoj asnjë lloj arnimi nëpërmjet ndonjë Këshilli. Në cilën do rezidencë që është bërë.Nuk dua asgjë personalisht. Dua atë që nga sondazhet e mediave dhe shoqërisë civile, shqiptarët kërkojnë.Të zgjedhin me votë të zgjedhurin e tyre. Kjo është një kërkesë e shumicës,Të shkojmë në referendum dhe ti lejmë tekat. Hajde të pyesim sovranin.KQZ është gjysmë gjel dhe gjysmë pulë, ka konflikt interesi. Nuk ka kuorumin”, tha Murrzi ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post