• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Letra prekëse e vajzës që humbi nënën nga koronavirusi: E lamë vetëm! Nuk i çuam dot një lule

19 March, 2020
në Botë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një vajzë nga Firence ka shkruar letrën prekëse për nënën e saj, e cila ndërroi jetë për shkak të koronavirusit. Mamaja e Alessandra Raggi ishte viktima e parë në qytet që shkoi e vetme në urgjencë dhe familjarët ishin larg saj me qëllim që të mos përhapej infeksioni.

Në letrën e publikuar në rrjete sociale, Alessandra tregon se është në pritje të lejes që të vizitojë varrin e nënës.

Letra e plotë

“Do të të sjell lule. Faleminderit. Faleminderit. I lexova dhe rilexova fjalët tuaja pafundësisht dhe kanë qenë në këto ditë të pafundme, oksigjen i pastër.

Po jetoj brenda një makthi surreal. Dhe besomëni, kush ka fatin ta jetojë nga “jashtë”, nuk e ka as idenë se çfarë do të thotë. E lashë mamanë time të shtunën mbasdite në urgjencë që më buzëqeshte dhe fliste, shumë të lodhur nga tre ditë me temperaturë dhe dizanteri. Nuk arritëm t’i qëndronim bashkë as unë, as im atë. Pastaj çdo gjë ndodhi brenda një momenti. Në dy të natës ra telefoni: ajo nuk ishte më. Kishte dalë pozitive me koronavirus. Në atë moment nisi karantina për ne familjarët. Ne të katërt, në shtëpinë tonë, babai në shtëpinë e tij, i vetëm. Atë që dimë për mamin, që nga ai moment është se për një ditë, trupi i saj mbeti në morg dhe dy ditë më pas është mbështjellë me një çarçaf të bardhë (të vdekurit nga koronavirusi nuk vishen) dhe është shpënë në Trespiano, ku edhe po prehet. Një kryq prej druri ka shënuar fundin e udhëtimit të saj në tokë.

As lule, as lutje. Një e-mail do të na informojë se ku do ta gjejmë, nëse Zoti do të dojë që të dalim të gjallë nga ky burg. Burgimi i një dhimbjeje dërrmuese që vjen jo vetëm nga zija, por edhe nga fakti se na u desh ta linim atje, vetëm, brenda një urgjence. Që nuk arritem ta shoqëronim, ta qanim dhe të luteshim mbi arkivolin e saj. Se nuk mundem t’i çonim as edhe nje lule. Burgimi i pamundësisë të të vrapuarit drejt babit për ta përqafuar, të mos pasjes mundësi të shohësh në sy një mik dhe t’i kërkosh ndihmë. Sepse në sytë e mi mbizotëron dhimbja dhe frika. Shpresoj që të dalim shëndoshë e mirë që të pestë dhe lutem për të gjitha familjet që kanë pësuar të njëjtën humbje si unë. Ka edhe një shaka të hidhur me ne.

As unë dhe as familja ime nuk i kemi kundërshtuar rregullat e vendosura nga qeveria, madje i kemi respektuar. Edhe fëmijët e mi kanë qenë të përgjegjshëm që në momentet e para. I mbylla dyert e vendit tim magjik (librarisë) para se të ma kërkonte Conte. E bëra për të mbrojtur prindërit e mi, familjen time, komunitetin. Dhe si çmim mora humbjen e mamasë time, e cila ishte e para vdekje në Firenze. Për fat të mirë ka ëngjëj që më lënë dhurata, poezi, këngë, më urojnë mirëmengjesi dhe natën e mirë. Jeni dhe ju miqtë e mi virtualë e shumë të vyer. Falë të gjitha këtyre të mirave shtrëngoj dhëmbët për të mos u çmendur. Faleminderit. Ju përqafoj. Dhe jini të sigurt. Ma premtoni!”.

Paraardhëse

Lajme të mira nga Kina, në 24 orë e fundit nuk shënohet asnjë rast me koronavirus

Pasardhëse

Ishte vendosur në karantinë 13 ditë pas lindjes, nëna ribashkohet me foshnjën e saj

Pasardhëse

Ishte vendosur në karantinë 13 ditë pas lindjes, nëna ribashkohet me foshnjën e saj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.